Tiranë, 05 Prill 2013 – Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Shoqatën “Unë, Gruaja” në Pogradec organizuan në Burgun e Korçës një takim me të miturit në kuadër të ditës ndërkombëtare të librit për fëmijë.
Ky aktivitet është pjesë e programit të CRCA “Qielli është i të Gjithëve” mbështetur nga Ambasada e Kombeve të Bashkuara në Tiranë.
Fokusi i aktiviteti ishte inkurajimi i të miturve që të zbulojnë kënaqësinë e të lexuarit, rëndësin e librit si dhe për të respektuar kontributin e pazëvendësueshëm, që kanë dhënë krijuesit për progresin social dhe atë kulturor njerëzor. Libri është miku më i mirë dhe se përpjekjet për të nxjerrjen në pah vlerat e mirëfillta të librit janë një sfidë për të cilën duhet të ndërgjegjësohemi e kontribuojmë të gjithë ishte mesazhi i ndarë në këtë ditë më të miturit në pritje të gjykimit.
Në kuadër të këtij aktiviteti përfaqësuesit e Shoqatës “Unë,Gruaj” Pogradec ndanë për çdo të mitur të institucionit dhurata si dhe dhuruan libra artistik për pasurimin ebibliotekës së institucionit.
Aktivitete të këtij lloji me të ftuar nga jashtë institucionit, ndarja e ekperiencave dhe bisedave me bashkëmoshtarët, i shërben jo vetëm argëtimit të të miturve e përjetimit të një dite ndryshe, por ndikon pozitivisht në proçesin e rehabilitimit duke i trajtuar të mitur të barabartë mes të barabartëve.


Detajet e Lajmit
April 5, 2013
132
Kategoria