E DREJTA IME E TUBIMIT

E DREJTA IME E TUBIMIT

E drejta e Tubimit

 

Liria për t’u mbledhur në mënyrë paqësore është një e drejtë themelore e të drejtave të njeriut, të ciln e gëzojnë dhe mund ta ushtrojnë individë dhe grupe individësh, organizata jo-qeveritare, dhe persona juridikë etj.Mbrojtja e lirisë për tu mbledhur në mënyrë paqësore është thelbësore për krijimin e një shoqërie tolerante dhe pluraliste në të cilën grupe me besime, praktika ose politika të ndryshme mund të ekzistojnë në mënyrë paqësore së bashku.

 

Liria e organizimitështë e drejta për t’u organizuar me të tjerë për të formuar organe për të ndjekur objektiva të përbashkëta kolektivisht. Ajo përfshin specifikisht të drejtën për të formuar sindikatat për mbrojtjen e interesave të anëtarëve. Ashtu si dhe sindikatat, dy lloje organizimesh me rёndësi të veçantё janë partitё politike dhe organet fetare.

E drejta për tubim paqësor së bashku me lirinë për t’u organizuar dhe lirinë e shprehjes janë në themel të funksionimit të sistemeve demokratike.

Çfarë është e drejta e tubimit?

Legjislacioni Shqiptar e përkufizon “tubimim” si organizim i grumbullimeve, manifestimeve, mbledhjeve dhe parakalimet me karakter paqësor dhe pa armë, në të cilat një grup personash shprehin kërkesat dhe pikëpamjet e tyre për probleme për të cilat janë të interesuar.

AttachmentSize
PDF icon Flyer Alb.pdf334.41 KB

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL