1 Qershor 2020-E drejta e mbledhjes, organizimit dhe e tubimit janë të drejta politike bazë të çdo individi shprehimisht të parashikuara në Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin për tubimet si edhe të garantuara nga një sere konventash e normash ndërkombëtare.
Kuadri ligjor dhe rregullator i Shqipërisë për të drejtën për t’u mbledhur dhe për të organizuar tubime paqësore është përgjithësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare. Por, pavarësisht kësaj, progres Raporti i Bashkimit Euopian për Shqipërinë  dhe raporte të tjera kanë dëshmuar se korniza ligjore, rregulloret e qeverisjes vendore për të drejën për t’u mbledhur kanë nevojë për përmirësime.
Në ditët e sotme, qytetarët gjithnjë e më tepër njohin të drejtat e tyre, por vihet re që ata nuk kanë informacion të mjaftueshëm se cilat janë autoritetet ku ata duhet të drejtohen për të njoftuar organizimin e një tubimi, apo për të kërkuar leje, cilat janë proçedurat kur kërkojnë të përdorin hapësirën publike, për të organizuar një marshim apo protesë paqësore.
Nisur nga kjo, CRCA-Shqipëri, si organizata më e vjetër e mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, me mbështetje të European Center for Not-for-Profit Law Stichting (ECNL)do të zbatojë nismën “Një Klik nga e Drejta e Mbledhjes”, e cila bazohet në të drejtën themelore të njeriut për t’u mbledhur në mënyrë paqësore.
Kjo nisëm ka për qëllim garantimin e së drejtës për t’u mbledhur dhe për tubim paqësor nëpërmjet përmirësimit të rregullave të qeverisjes lokale dhe platfomave të komunikimit.
Nisma “Një Klikim nga e Drejta e Mbledhjes”, është pjesë e Projektit “Monitorimi i së Drejtës për t’u Mbledhur Paqësisht” i menaxhuar nga European Center for Not-for-Profit Law Stichting (ECNL). Projekti mundësohet nga International Center for Not-for-Profit Law (ICNL) përmes Civic Space Initiative.”