DEKLARATË PËR SHTYP Nr. 12/2014Për shpërndarje të menjëhershmeGjenevë, Zvicër18 dhjetor 2014
Ditën e sotme,Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kërkoi zyrtarisht zhvillimin e Studimit Global për Fëmijët e Privuar nga Liria. Në rezolutën e të Drejtave të Fëmijëve, Asambleja shprehimisht fton komisionin për “një studim të thelluar mbi fëmijët e privuar nga liria”. Kjo shënon një sukses për fushatën duke thirrur kryerjen e një Studimi dhe fillimin e zbatimit të tij konkret.
Defence for Children International (DCI) është krenare të shpallë suksesin e fushatës dhe thirrjen e saj për një Studim Global për Fëmijët e Privuar nga Liria, i cili u lançua zyrtarisht në mars të këtij viti, me mbështetjen e mbi gjashtëdhjetë organizatave jo-qeveritare, shteteve palë, agjensive dhe ekspertëve të të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara. Ideja fillestare për të iniciuar këtë fushatë rrjedh nga vëzhgimet e qarta se si heqja e lirisë është e dëmshme dhe e kushtueshme, por mbi të gjitha duke patur një mungesë të theksuar informacioni mbi situatën e fëmijëve të burgosur në sistemet e burgjeve në mbarë botën.
Studimi Global për Fëmijët e Privuar nga Liria do të vëzhgojë fëmijët e përfshirë në sistemin e drejtësisë penale, fëmijët në nevojë për mbrojtje, fëmijët me aftësi të kufizuara fizike apo mentale, fëmijët e ekspozuar ndaj abuzimit me drogën, fëmijët e privuar nga liria me prindërit e tyre, fëmijët në paraburgim, dhe ata të dyshuar për kërcënimin e sigurisë kombëtare. Ky studim do të mbledhë të dhëna cilësore dhe sasiore mbi gjendjen e fëmijëve në paraburgim, duke mledhur gjithashtu praktikat e mira, si dënimet alternative, të cilat punojnë në interesin më të mirë të fëmijës. Studimi do të marrë një qasje bashkëpunuese me përfshrijen e një sërë aktorësh duke përfshirë agjensitë e Kombeve të Bashkuara, ekspertë, Shtetet pale, Organizata jo qeveritare, botën akademike dhe fëmijët vetë.
Ky studim është një ndërmarrje e madhe dhe një instrument kyç i ndryshimit, i cili do të vëzhgojë më në brendësi statusin e të drejtave të fëmijëve të privuar nga liria në botë. Ai do të bëjë mekanizmin të lëvizë mbi këtë çështje sa agresive aq edhe të pazgjidhur, dhe të shtyjë që këto të vihen në axhendat politike dhe sociale të vendeve në të gjithë botën. Studimi synon të analizojë dhe përmirësojë politikat dhe praktikat aktuale sociale, duke shërbyer kështu interest më të lartë të fëmijëve dhe shoqërisë në tërësi. DCI mbetet në pritje të marri pjesë aktive së bashku me aktorët e tjerë në këtë detyrë kaq të rëndësishme.
Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni faqen zyrtare: http://www.childrendeprivedofliberty.info/ dhe faqen Facebook (https://www.facebook.com/ChildrenDeprivedOfLibertyCampaign).


Detajet e Lajmit
December 18, 2014
283
Kategoria