5 Nëntor 2021- Së bashku me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Dritëro Agolli”e mbyllëm me shije aktivitetin e fundit të nismës “Fëmijë të Shëndetshëm, e Ardhme e Shëndetshme”.
E organizuar në formën e panairit të ushqyerjes së shëndetshme, gjatë këtij aktiviteti, nxënës, mësues, përfaqësues të zyrës Arsimore Vnedore Devoll dhe përfaqësues të bashkisë Devoll u mblodhën së bashku dhe diskutuan rreth jetesës së shëndetshme.
Kryeqendra e këtij aktiviteti ishte zëri i fëmijëve, idetë e tyre rreth jetesës së shëndetshme, ku ushqyerja është dhe një ndër elementët, qëllimi kryesor që i mbajnë ata të shëndetshëm. “Nuk ka asnjm dobi nga të gjitha të mirat, pa përjashtim, po qe se të mungon shëndeti”, ishte një prej mesazhve që nxënësit ndanë nëpërmjet krijimit të posterave ndërgjegjësues të vizatuar nga vetë ata.
“Jam e lumtur që u bëra pjese e grupit avokues”- u shpreh Anjeza, nxënësja e klasës së 6, “u ndieva e përfshirë, pasi ne patëm mundësi të shkojmë në çdo klasë dhe të angazhohemi me nxënësit e tjerë në organizimin e aktiviteteve të ndryshme, krijimin e posterave, zhvillimin e aktiviteteve sportive”.
Ky aktivitet ndër të tjera u mundësoi fëmijëve që të përfshijnë në aktivitet dhe prindërit e tyre dhe të kalojnë disa orë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. “Sa mirë ishte të gatuanim në shtëpi. Mami ka gatuar më së shumti, por recetën e gatimit e zgjodha une”-u shpreh një pren nxënësve pjesëmarrës në aktiviteti.
Kjo nisëm e CRCA/ECPAT Shqipëri, vjen kuader te zbatimit te minigrantit “Femije te Shendetshem e Ardhme e Shendetshme”, pjese e projektit “Permiresimi i Statusit Ushqimore te Femijet (6-15 vjec) ne Shkolla ne Shqiperi”, zbatuar nga ACER me mbeshtetje te zyres se UNICEF Shqiperi.