Në kuadër te integrimit te numeracionit telefonik Shqiptar me atë të Bashkimit Europian, ALO 116 është shërbimi i parë kombëtar telefonik që kalon në përdorim me numrat e tij të rinj, duke i njehsuar me ato të BE-së. Duke filluar nga sot, çdo fëmijë dhe adoleshent që kërkon të komunikojë me Linjën Kombëtare të Telefonit për Fëmijët në Shqipëri, duhet të telefonojë nga celulari ose numri fiks drejt numrit 116-111. Të gjitha telefonatat e fëmijëve dhe adoleshentëve janë pa pagesë falë mbështetjes të të gjitha kompanive të telefonisë celulare dhe fikse në Shqipëri.
Numri 116 -111 është një numër i harmonizuar në të gjithë vendet e Bashkimit Europian dhe Shqipëria ishte vendi i parë jashtë BE-së që aktivizoi këtë numër fal mbështetjes së autoriteteve dhe kompanive të telefonisë. Shërbimi mbështetet nga CRCA Shqipëri dhe UNICEF. Shërbimi është i hapur 24/7, pa pagese dhe ofron ndihmë emergjente dhe këshillim psikologjik për çdo fëmijë dhe adoleshent anembanë Shqipërisë. Po pranë Linjës së Fëmijëve funksionin edhe numri 116-000 që është një linjë telefoni e dedikuar vetëm rasteve të fëmjëve të humbur ose të larguar nga shtëpia.
Që prej vitit 2009, mbi 500.000 fëmijë në Shqipëri kanë telefonuar pranë Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijët në Shqipëri për të kërkuar ndihmë, informacion dhe shërbime. Mbi 13.000 fëmijë kanë marrë ndihmë direkte dhe janë trajtuar nga shërbimet publike dhe private nëpërmjet ndihmës së Linjës së Fëmijëve.
Për më shumë informacion, kontaktoni:
Rezarta Gjalpi
General Manager of ALO 116 111


Detajet e Lajmit
March 25, 2014
353
Kategoria