Tiranë, 12 Shkurt 2013- Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA)  dhe ALO 116 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë, me mbështetjen e Bankës Ndërkombëtare Tregëtare (ICB Bank) këtë vit vendosën të vënë në dispozicion të të gjithë njerëzve që duan të ndihmojnë ALO 116, kutitë e dhurimit me moton “Ndihmo Alo 116-Ndihmo Fëmijët”, pranë çdo filiali të kësaj banke në qytetin e Tiranës.
Duke filluar nga sot, në një kend pranë kujdesit të klientit të ICB Bank dhe filialeve të saj, në rrugën Murrat Toptani, në Kombinat, Porcelan, dhe në Tiranë të Re, çdokush që dëshiron të ndihmojë financiarisht ALO 116, ka mundësinë ta bëj këtë duke dhuruar nëpërmjet kutisë të dhurimit të ALO 116. Kontributi juaj mund të shpëtojë një jetë!
Kjo nismë e Bankës Ndërkombëtare Tregtare vjen si vazhdimësi e një bashkëpunimi, që e pati zanafillën e saj që në Shtator 2012. Në muajin Dhjetor falë shpirtit filantropik të ICB Bank dhe punës së ALO 116, rreth 120 fëmijë në gjendje rruge u ndihmuan të ndiheshin më ngrohtë duke u pajisur me xhupa, këpucë, doreza, atlete dhe veshje të tjera të reja.
Vendosja e kutive të ALO 116 në mjediset e degëve të Bankës Ndërkombëtare Tregtare reflekton përgjegjshmërinë sociale të një prej bizneseve të mëdha në Shqipëri dhe kontribuan në qëndrueshmërinë e Linjës Kombëtare për Fëmijët. Kjo iniciativë mund të shërbejë si shembull për biznesin shqiptar që operon në vend, duke i hapur rrugë bashkëpunimit në mbështetje të kauzave që i përgjigjen interesit publik dhe mbi të gjitha atij të mbrojtjes së fëmijëve tanë.


Detajet e Lajmit
February 25, 2013
187
Kategoria