Zhvillohet trainimi në kuadër të iniciativës “Çdo fëmijë rrom në kopsht”

Zhvillohet trainimi në kuadër të iniciativës “Çdo fëmijë rrom në kopsht”

Tiranë, 3-5 dhjetor 2013- Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA, në bashkëpunim me YWCA-Shoqata Kristiane e Gruas Shqiptare dhe Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve finalizoi me sukses trajnimin tre ditor me temë "Rëndësia e edukimit që në kopsht", në kuadër të iniciativës "Çdo fëmijë rrom në kopsht".

Iniciativa e UNICEF Shqipëri "Çdo fëmijë rrom në kopsht" ka për synim ndërtimin e rrjeteve te advokimit dhe praktikave të mira për integrimin e fëmijëve rrom në kopsht. Nisma e mbështetur nga UNICEF Shqipëri dhe zbatuar nga Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA, në bashkëpunim me YWCA-Shoqata Kristiane e Gruas Shqiptare dhe Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve, synon të ngrejë dhe mbështesë rrjetet lokale në çështjet e fëmijërisë së hershme dhe integrimit të fëmijëve rrom në sistemin parashkollor. Ndërveprimi i shoqërisë civile dhe bashkëpunimi i ngushtë me shërbimet sociale, punonjësit socialë pranë Bashkive, Komunave dhe institucionet e tjera që ofrojnë kujdes dhe mbrojtje për fëmijët do të jetë në fokus të këtij programi.

Në këtë kuadër, në javën e parë të dhjetorit u zhvillua me stafet e treorganizatave implementuese të programit, një trainim tre ditor. Qëllimi kryesor i këtij trainimi ishte fuqizimi i stafeve dhe forcimi i kapaciteteve të tyre nëpërmjet teknikave të reja dhe aftësive, të tilla si lobim dhe avokim; çështje teknike rreth raportimit, monitorimit dhe vleresimit të një projekti, si dhe buxhetimit me pjesëmarrje në qeverisjen lokale.

Tridhjetë profesionistë, koordinatorë të 12 qarqeve nga të tre organizatat respektive morën pjesë në këtë trajnim. Të gjithë pjesëmarrësit e konsideruan këtë trainim si tepër të vlefshëm në lidhje me punën që do të kryhet në vijim për të përmbushur qëllimin strategjik të vetë programit. Materiali kryesor i referuar gjatë trajnimit u strukturuara në tre module kryesore: (i) Fëmijëria e hershme: Fazat  dhe zhvillimet e saj. (ii) Çeshtje teknike rreth iniciativës: lobim/avokim si dhe  raportim, monitorim, dhe vlerësim i programit, (iii) Buxhetimi me pjesëmarrje dhe afatet e tij në qeverisjen lokale.

Pjesëmarrësit nëpërmjet punës në grup dhe diskutimeve interesante, mundën të shkëmbejnë dhe ndajnë përvojat dhe idetë e tyre, për të arritur sfida të mëdha që komuniteti rrom has çdo ditë, si rregjistrimi i fëmijëve rrom në kopshtet publike për shkak të pamundësisë për të paguar tarifën mujore të kopshtit, vështirësitë ekonomike të familjeve rrome, largësia e kopshteve publike nga vendbanimet e tyre, etj.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL