Të rinjtë në Peshkopi, tashmë edhe vendimmarrës të politikave të tyre rinore!

Të rinjtë në Peshkopi, tashmë edhe vendimmarrës të politikave të tyre rinore!

200 gjimnazistë në Peshkopi, do të avokojnë dhe monitorojnë pushtetin lokal për zbatimin e politikave rinore të hartuara

Peshkopi, 5 Qershor 2019 - Në kuadër të nismës “Kampionët për të Drejtat e të Rinjve në Peshkopi”, CRCA/ECPAT Shqipëri me mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe UNDP organizon në Peshkopi Konferencën Hapëse për prezantimin e kësaj nisme. Një nismë që do të përfshijërreth 200 gjimnazistë të këtij qyteti të cilët do të bëjnë të mundur monitorimin dhe avokimin e politikave rinore të pushtetit lokal. Angazhimi dhe mobilizimi i tyre realizohet për tëfuqizuar dhe rritur pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje dhe për të monitoruar politikat e hartuara nga pushteti lokal për të rinjtë.

Të rinj e të reja, gjimnazistë, studentë, përfaqësues të institucioneve të pushtetit lokal, organizata të shoqërisë civile që punojnë me të rinjtë, aktivistë, akademikë e gazetarë trajtojnë në Konferencë të gjitha problematikat e të rinjve në Peshkopi, varfërinë, të ardhurat e ulta, arsimin, të ardhmen e të rinjve në këtë qytet si dhe punësimin, apo edhe emigrimin, i cili është një fenomen që i ka prekur thellë të rinjtë e Peshkopisë.  Të rinjtë e gjimnazeve të qarkut Dibër me lehtësimin e CRCA/ECPAT Shqipëri, falë mbështetjes së UNDP dhe Ambasadës Britanike, në bashkëpunim me DAR Dibrës dhe Bashkinë e qytetit do të ngrenë në këtë qark Parlamentin Rinor Peshkopi. Iniciativa do t’ju mundësojë mbi 200 të rinjve e të rejave nga e gjithë Peshkopia të marrin pjesë në përgatitjen e Planit Vendor për Rininë, do të krijojë një mundësi unike që të rinjtë për të çojnë zërin për çështjet më shqetësuese për ta, dhe nëpëmjet fuqizimit të tyre, dialogut dhe pjesëmarrjes të propozojnë politika lokale që i japin zgjidhje këtyre problemeve.  

Parlamentarët e rinj mblidhen në këtë strukturë për të ngritur zërin e tyre mbi fenomene që ata vetë i hasin çdo ditë në jetën e tyre shkollore, bulizmi, diskriminimi, dhuna në shkolla e ambiente të tjera, varfëria ekonomike si dhe dasitë shoqërore. 

Nisma “Kampionët për të Drejtat e të Rinjve në Peshkopi”e mbështetur dhe financuar nga Ambasada Britanike,do të zbatohet në Peshkopipërgjatë vitit 2019,nga CRCA/ECPAT Shqipëri në kuadër të programit për "Mbështetjen për punësim dhe shërbime sociale për të rinjtë dhe gratë e pambrojtura në veri të Shqipërisë", në partneritet me organizatën lokale “Dituria është Progres”. Nisma synon të ndikojë në politikat lokale për rininë në Peshkopi duke fuqizuar të rinjtë e shkollave të mesme për të ushtruar plotësisht të drejtën e tyre për lirinë e shprehjes, pjesëmarrjes dhe informimit duke rritur dialogun midis rinisë dhe qeverisjes vendore.Nisma “Kampionët për të Drejtat e të Rinive në Peshkopi” do të zbatohet në një bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Arsimore Rajonale Dibër, Bashkinë e Peshkopisë, Ambasadën Britanike si dhe organizatat e shoqërisë civile që punojnë në nivel lokal për të ngritur së bashku një dialog të qëndrueshëm për avancimin e mëtejshëm të të drejtave të të rinjve në Peshkopi.

CRCA/ECPAT Shqipëri, prej vitit 1997 punonpër të promovuar respektimin e të drejtave të fëmijëve, të rinjve, grave dhe minoriteteve, për të zhvilluar të drejtat e tyre, për të rritur pjesëmarrjen në nivel kombëtar dhe lokal, nëpërmjet lobimit dhe avokatisë, përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve, informimit dhe hulumtimit, si dhe krijimit të modeleve të mira të shërbimeve për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve, grave dhe minoriteteve.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL