SHQIPËRIA HAP FUSHATËN “VOTO 16!”

SHQIPËRIA HAP FUSHATËN “VOTO 16!”

CRCA Shqipëri, pas konsultimeve me adoleshentë dhe të rinj anembanë Shqipërisë, i kërkon Kuvendit uljen e moshës së votimit në 16 vjeç, dhe caktimin e Kuotës Rinore në vendim-marrje

Tiranë, 23 Tetor 2018 - CRCA Shqipëri, organizata kryesore për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në vend, hapi sot fushatën “VOTO 16!”. Nëpërmjet një peticioni të bërë publik sot në mëngjes, CRCA iu drejtua Kuvendit të Shqipërisë dhe të gjitha partive parlamentare, për të kërkuar uljen e moshës së votimit nga 18 në 16 vjeç.

CRCA Shqipëri, prej kohësh ka nisur konsultimet me adoleshentët dhe të rinjtë në të gjitha qarqet e vendit, për këtë nismë. Në kuadër të mbështetjes së fuqizmit të pjesëmarrjes të adoleshentëve dhe të rinjve në vendim-marrje, një ndër kërkesat më të shpeshta që është shprehur gjatë konsultimeve ka qenë ulja e moshës së votimit në 16 vjeç. Sipas vetë të rinjve kjo do të fuqizonte jo vetëm pjesmarrjen dhe përfaqësimin politik të adoleshentëve dhe të rinjve, por edhe vendim-marrjen e tyre në të gjitha proceset ku vendoset për ta.

Shqipëria, ka eksperienca pozitive përsa i përket garantimit të të drejtës së votës. Vendi ynë është ndër vendet e para në Europë që iu njohu grave të drejtën e votës, që në vitin 1920. E drejta e votës në moshën 16 vjeç njihet tashmë në shumë vende, si: Austri, Gjermani, Amerikë, Skoci, Norvegji, Brazil, Argjentinë, Zelanda e Re, etj. 

Altin Hazizaj, në emër të CRCA në bërjen publik të peticionit tha: “Ne ftojmë të gjithë adoleshentët dhe të rinjtë në të gjithë Shqipërinë, prindër, mësues dhe aktivistë të mbështesin Peticionin “Voto 16” duke votuar në adresën www.crca.al/sq/voto-per-16

Prej vitesh në Europë ka një sërë levizjesh që kërkojnë uljen e moshës së votimit. Si Parlamenti Europian ashtu dhe Këshilli i Europës po promovojnë përfshirjen e të rinjve dhe adoleshentëve në votime që në moshën 16 vjeç. Zhvillimi i vendeve, aksesi në arsim, teknologji, vendim-marje në komunitet dhe në shkolla i ka formuar adoleshentët mjaftueshëm për të marrë vendime për jetën, veten dhe interesat e tyre.

Për më shumë informacion, kontaktoni:

CRCA Shqipëri

E-mail: info@crca.al

Donors and Partners

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL