Presidenti i Republikës dhe Ministria e Mirëqenies Sociale kanë për detyrë të mbrojnë fëmijët dhe mirëqenien e tyre!

Presidenti i Republikës dhe Ministria e Mirëqenies Sociale kanë për detyrë të mbrojnë fëmijët dhe mirëqenien e tyre!

REAGIM PUBLIK

Presidenti i Republikës dhe Ministria e Mirëqenies Sociale kanë për detyrë të mbrojnë fëmijët dhe mirëqenien e tyre!

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA Shqipëri), një organizatë që mbron dhe avokon në emër të fëmijëve dhe të rinjve, me anë të këtij Reagimi Publik kërkon të tërheqë vemendjen e institucioneve publike shqiptare, në mënyrë të veçantë të zyrës së Presidentit të Republikës dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në lidhje me eventet publike që mbështesin dhe imazhin që ato përçojnë tek shoqëria jonë në lidhje me fëmijët dhe promovimit të bukurisë fizike të tyre.

Gjatë ditës së sotme në Qendrën Rinore Tiranë, të ngritur dhe mbështetur nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, është organizuar ndër të tjëra një e ashtë-quajtur sfilatë mode, ku fokusi krysor i saj ishte parada e fëmijëve  të vendosur në role aspak të përshtatshme për moshën dhe botëkuptimin e tyre. Imazhet e bëra publike në vetë sitin në Facebook të Qendrës Rinore tregojnë Presidentin dhe përfaqësues të tjërë të rritur duke përshëndetur eventin, ku qartazi tendenca është përdorimi i fëmijëve për kënaqësinë e të rriturve.

Pavarësisht se eventi nuk ka qenë i mbështetur nga zyra e Presidentit të Republikës apo Ministria e Mirëqenies, fakti që ai është zhvilluar në një mjedis të paguar nga taksapaguesit shqiptarë, me pjesmarrjen e Presidentit, tregon se asnjë nga zyrat respektive nuk i ka kushtuar kohën e duhur vlerësimit të pasojave negative që evente të tilla i shkaktojnë shoqërisë dhe për më tepër nxitjes së seksualizimit të fëmijëve. Në çdo vend të zhvilluar, evente të tilla ku fëmijët vendosen në pozicione, ku vlerësohet bukuria e tyre fizike dhe jo vlerat dhe inteligjenca e tyre, nuk mbështeten, pasi shumë ekspertë mendojnë se ato nxisin pedofilinë, shfrytëzimin seksual të fëmijëve, glorifikimin e bukurisë fizike të femijëve apo trajtimin e fëmijëve për kënaqësinë e të rriturve.

CRCA Shqipëri, nisur nga kjo ngjarje, iu rekomandon të dyja institucioneve publike, që pavarësisht dëshirës pozitive që mund të ekzistojë në organizimin e eventeve të tilla, të jenë më të kujdesshme për të vlerësuar sesa të mbrojtur janë fëmijët, sesa janë zbatuar parimet më të mira të pjesmarrjes dhe interesit më të lartë të fëmijës, si dhe vlerave apo moralit që ato përçojnë tek shoqëria jonë e brishte nw lidhje me fwmijwt. Shqipëria ka bërë goxha përparime në drejtim të mbrojtjes dhe respetimit të të drejtave të fëmijëve dhe evente të tilla na kthejnë vite drite pas. Vlerat e vërteta të fëmijëve qëndrojnë jo tek pjesmarrja e tyre në evente bukurie, por tek rritja e tyre me vlerat e lojës, mësimit dhe nxitjes së komunikimit inteligjent midis te rriturve dhe fëmijëve.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL