OKB miraton protokollin e ri për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual

OKB miraton protokollin e ri për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual

ECPAT International propozon udhëzimet e reja që përmirësojnë përpjekjet globale për të mbrojtur fëmijët nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual

Komiteti i të Drejtave të Fëmijës të OKB-së njoftoi miratimin e protokollit për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi dhe shfrytëzimi seksual. Prej mbi 20 vitesh në të gjitha shtetet e Kombeve të Bashkuara ka ekzistuar një instrument ligjor, i cili mbronte fëmijët nga të gjitha format e shfrytëzimit të tyre, shitjen, prostitucionin dhe pornografinë. Ky Protokoll, nuk ishte ende i përshtatur me situatën dhe shqetësimet në rritje që kanë ardhur së fundmi nga shfrytëzimet në internet i fëmijëve.  Zhvillimet e teknologjive të reja online, përdorimi i shumëpërhapur i rrjeteve sociale dhe mediave online, kanë krijuar një rrezik të përhershëm për abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve.

Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve prej kohësh kishte shprehur shqetësimin se në shumë shtete palë fëmijët rrezikohen nga shfrytëzimi seksual online, dhe ato nuk po zbatonin siç duhet Protokollin Fakultativ për Shitjen e Fëmijëve, Prostitucionin e Fëmijëve dhe Pornografinë e Fëmijëve (OPSC).

Përballë një situate të tillë, ekspertët më të mirë të ECPAT International, hartuan udhëzime të reja për t'u dhënë Shteteve këshilla konkrete se si të mbrojnë në mënyrë efektive fëmijët nga shfrytëzimi seksual. Këto udhëzime adresojnë jo vetëm tendencat por edhe çështjet më të fundit që lidhen me shitjen, abuzimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve, siç janë:

Imazhet e vetëprodhuara nga fëmijët

Fëmijët kurrë nuk duhet të jenë përgjegjës për ndarjen e këtyre materialeve. Udhëzimet e reja të OPSC (Protokollit Fakultativ për Shitjen e Fëmijëve, Prostitucionin e Fëmijëve dhe Pornografinë e Fëmijëve) ofrojnë sugjerime se si Shtetet duhet t'i qasen numrit në rritje të imazheve / videove eksplicite seksuale të prodhuara nga vetë fëmijët. Bashkangjitur mund të gjeni të gjitha sugjerimet në linkun; https://www.ecpat.org/news/12-things-sexual-images-produced-by-children/.

E drejta e fëmijëve për informacion

Fëmijët, prindërit, mësuesit e shkollës dhe kujdestarët, duhet të përdorin platformat teknologjike, për të edukuar dhe për të mësuar mbi abuzimin në internet. Udhëzimet e reja theksojnë nevojën për programe arsimore më të forta dhe më efikase për t'i ndihmuar fëmijët të kenë qasje më të lehta në grupe mbështetëse, si dhe t'i informojnë ata për mënyrat e ndryshme me të cilat ata mund të raportojnë me siguri dhe konfidencialitet abuzimin seksual dhe shfrytëzimin.

Fëmija si viktimë

Fëmijët e abuzuar dhe shfrytëzuar nuk duhet të trajtohen si kriminelë, po si viktima të situatës ligjore që ndodh rreth tyre. Udhëzimet këshillojnë se si Shtetet mund të përmirësojnë sistemin e tyre ligjor për të siguruar që fëmijët e shfrytëzuar seksualisht të trajtohen si fëmijë viktima, jo kriminelë. Kjo është thelbësore për fëmijët që shfrytëzohen seksualisht përmes prostitucionit në vendet ku prostitucioni është i paligjshëm.

Roli i sektorit privat

Në Protokollin Fakultativ, dhe në udhëzimet e reja, theksohet gjithashtu roli kryesor që bizneset luajnë në luftën ndaj shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Bankat duhet të punojnë për të ndaluar pagesat e paligjshme, ofruesit e shërbimeve të internetit duhet të bllokojnë faqet e paligjshme dhe të rrisin bashkëpunimin e tyre për rritjen, forcimin dhe zbatimin e ligjit, industria e udhëtimit dhe turizmit duhet të punojë për të parandaluar që shërbimet e tyre të mos keqpërdoren nga shkelësit.

Në udhëzimet e reja, adresohen edhe çështjet e tjera që përfshijnë më shumë programe mbështetëse të ndjeshme gjinore për viktimat - veçanërisht për djemtë, si dhe më shumë vëmendje ndaj mbrojtjes së grupeve më të cënueshme të fëmijëve.

Bashkangjitur mund të gjeni edheburimet në të cilat ekspertët e ECPAT mbështetën punën e tyre:

Udhëzime në lidhje me zbatimin e Protokollit Fakultativ të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve për shitjen e fëmijëve, prostitucionin e fëmijëve dhe pornografinë e fëmijëve; https://www.ohchr.org/Documents/HRBodies/CRC/CRC.C.156_OPSC%20Guidelines.pdf

Raporti Shpjegues për udhëzimet e OPSC; https://www.ecpat.org/wp-content/uploads/2019/09/OPSC-Guidelines-Explanatory-Report-ECPAT-International-2019.pdf

* ECPAT shmang termat që mund të dëmtojnë ose banalizojnë abuzimin seksual të fëmijëve: http://luxembourgguidelines.org/english-version/

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL