Një Europë që mbron: Komisioni bën thirrje për veprim të vazhdueshëm për të çrrënjosur trafikimin e qenieve njerëzore

Një Europë që mbron: Komisioni bën thirrje për veprim të vazhdueshëm për të çrrënjosur trafikimin e qenieve njerëzore

Bruksel, 4 Dhjetor 2018 - Komisioni Europian paraqiti Raportin e tij mbi progresin e bërë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Duke marrë parasysh masat e marra që nga viti 2015, raporti thekson tendencat kryesore në trafikimin e qenieve njerëzore dhe përshkruan sfidat e mbetura që BE dhe Shtetet Anëtare duhet të trajtojnë si një çështje prioritare.

Komisioneri për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, theksoi se: "Mijëra qenie njerëzore trafikohen çdo vit në Bashkimin Evropian. Kjo gjë i ndodh grave dhe fëmijëve europianë dhe jo europianë “nën hundën tonë“.  

Përkundër progresit në disa fusha, ekziston një nevojë e domosdoshme për t'i dhënë fund kulturës së mosndëshkimit për autorët dhe abuzuesit. Është koha për autoritetet e zbatimit të ligjit dhe autoritetet e drejtësisë në të gjitha Shtetet Anëtare për të rritur më tej bashkëpunimin dhe për të zbatuar rregullisht legjislacionin ekzistues për të kapur ata që janë përfshirë në këtë krim të tmerrshëm, dhe ofrojnë mbrojtje efektive dhe të ligjshme për viktimat ".

Koordinatori i BE-së kundër trafikimit, Myria Vassiliadou, tha se: "Gjetjet e raportit janë inkurajuese, por në të njëjtën kohë janë shqetësuese. Shumë është arritur, por qëllimi ynë përfundimtar duhet të vazhdojë të çrrënjosë krimin, këtë i detyrojmë viktimave. Ne kemi një paketë të plotë dhe të pasur në nivel të BE të gatshëm për t'u zbatuar plotësisht dhe për të siguruar që asnjë viktimë të mos mbetet e padukshme ".

Raporti tregon se 20,532 burra, gra dhe fëmijë u regjistruan si viktima të trafikimit në BE në 2015-2016. Megjithatë, numri aktual ka të ngjarë të jetë dukshëm më i lartë, pasi shumë viktima mbeten të pazbuluara. Gratë dhe vajzat vazhdojnë të jenë më vulnerabël ndaj trafikimit (68%) ndërsa fëmijët përfaqësojnë 23% të viktimave të regjistruara. Trafikimi për shfrytëzim seksual mbetet forma më e përhapur (56%), e ndjekur nga trafikimi për shfrytëzim të punës (26%). Niveli i ndjekjeve penale dhe dënimeve është i ulët, me 5,979 ndjekje penale dhe 2,927 dënime të raportuara dhe vetëm 18 kanë raportuar dënime për përdorimin me dashje të shërbimeve të ofruara nga viktimat. Raporti gjithashtu thekson një rritje të trafikimit brenda Shteteve Anëtare dhe synimin e viktimave më të reja dhe personave me aftësi të kufizuara. Vërehet gjithashtu edhe përdorimi i internetit dhe mediave sociale për rekrutimin e viktimave si dhe rritja e rrezikut të trafikimit në kontekstin e migracionit.

Ndërsa ka pasur përmirësime të caktuara, veçanërisht në lidhje me bashkëpunimin ndërkufitar (të demonstruar nga përpjekjet e përbashkëta të Europol dhe Eurojust), fenomeni vazhdon të zhvillohet. Si rezultat, Komisioni përvijon një numër fushash prioritare për Shtetet Anëtare që të përqendrohen në luftimin efektiv të trafikimit të qenieve njerëzore:

  • Mbledhja e përmirësuar e të dhënave: Shtetet Anëtare duhet të përmirësojnë mbajtjen dhe regjistrimin e të dhënave në veçanti mbi gjininë, moshën, format e shfrytëzimit, shtetësinë e viktimave dhe autorët, si dhe për ndihmën dhe mbrojtjen;
  • Kundërshtimi i kulturës së mosndëshkimit: Rregullat e BE-së tashmë lejojnë kriminalizimin e atyre që me dashje përdorin shërbimet e ofruara nga viktimat e trafikimit dhe Komisioni inkurajon Shtetet Anëtare të zbatojnë ato dispozita në ligjet e tyre kombëtare;
  • Promovimi i një përgjigjeje të koordinuar: Shtetet Anëtare duhet të vazhdojnë të përmirësojnë bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar dhe bashkëpunimin gjyqësor, ndërsa në të njëjtën kohë të nxisin bashkëpunimin me vendet jo anëtare të BE-së;
  • Sigurimi i aksesit të viktimave në drejtësi: Shtetet Anëtare inkurajohen që të zbatojnë legjislacionin kombëtar duke siguruar mjetet për identifikimin e hershëm të viktimave, duke siguruar qasje në kompensim dhe duke promovuar trajnimin e duhur dhe ngritjen e kapaciteteve të profesionistëve përkatës.

Komisioni Europian ka ndërmarrë hapa të shumta për të trajtuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe do të vazhdojë të ndihmojë Shtetet Anëtare në përpjekjet e tyre, përmes mbështetjes financiare dhe masave operacionale.

Trafikimi i qenieve njerëzore është një shkelje e të drejtave themelore dhe është e ndaluar në mënyrë të qartë në bazë të Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian. Direktiva antitrafik e BE-së (EU Anti-trafficking Directive )e miratuar në vitin 2011 paraqiti një përqasje të fokusuar në viktima, të përshtatshme për çështjet gjinore dhe të ndjeshme ndaj fëmijëve, për të trajtuar trafikimin e qenieve njerëzore, duke krijuar dispozita të forta për mbrojtjen, ndihmën dhe mbështetjen e viktimave, si dhe parandalimin dhe ndjekjen penale e krimit. Sipas Direktivës, Shtetet Anëtare duhet të raportojnë te Koordinatori i BE-së kundër Trafikimit, i cili nga ana e tij kontribuon në raportin e përparimit dy-vjeçar të Komisionit.

Donors and Partners

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL