Ndihma në Veri

Ndihma në Veri

NJOFTIM PËR SHTYP

Tiranë më, 23 Shkurt 2012 – Situata e rënduar në veri të Shqipërisë,prej javësh, ka qënë problematike jo vetëm, për banorët që jetonin në zonat veriore, por edhe një shqetësim i madh për të gjithë popullsinë në mbarë Shqipërinë. Kanë qënë të shumtë ata që kanë kontribuar, qoftë edhe me ndihma modeste, për këto banorë të bllokuar nga rreshjet e dendura të dëborës këto javë.

CRCA, i bashkohet thirrjes së zyrës të “Avokatit të Popullit”, për solidarizim dhe ndihmë, për këto banorë, duke nisur drejt tyre në mënyrë të menjëhershme 175 kg miell, për të cilin jemi të informuar që kanë shkuar në destinacionin e tyre. Ne mendojmë se me këtë suport modest, jemi gjendur sadopak pranë bashkëatdhetarëve tanë, që për momentin po vuajnë nga fatëkeqësitë natyrore dhe nuk kanë mundësi të lëvizin nga banesat e tyre. Por le të jetë ky donacion i CRCA edhe si një nisëm apo një shtysë, për të gjithë bizneset, kompanitë dhe institucionet e tjera private apo shtetërore, që të solidarizohen të gjitha së bashku dhe kështu mund të jemi një suport i mirë për të gjithë banorët. CRCA, do gjendet gjithmonë pranë ngjarjeve të tilla, për të treguar gatishmërinë e saj të menjëherëshme.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL