Liria përmes fotografisë

Liria përmes fotografisë

Në kuadër të projektit ‘’Supporting minors in Kavaja Institute‘’ Faza II, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Institutin e të Miturve Kavajë, Save the Children, UNICEF dhe CRCA/DCI, Shqipëri, ka organizuar në datë 26.01.2012  një aktivitet me të miturit e këtij institucioni me tematikë “Perceptimi i lirisë përmes fotografisë në ambjentet e vuajtjes së dënimit”.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte  informimi të miturve rreth fotografisë, rëndësisë që ajo paraqet dhe fakti si të miturit perceptonin lirinë nga një ambjent ku ju është kufizuar liria.

Aktiviteti u drejtua nga një ekspert i jashtëm i CRCA/DCI Shqipëri i cili informoi të miturit dhe prezantoi historikun e fotografisë, rëndësine e saj, teknikat e realizimit etj.

Në këtë aktivitet morën pjesë 37 të mitur të ndarë në dy grupime, të mitur të dënuar dhe të mitur në pritje të gjykimit në I.E.V.P.Kavajë të cilët shprehën interes rreth tematikës bëne pyetje dhe diskutuan rreth fotografisë.

Pas përfundimit të informacionit teorik eksperti i jashtëm bashke me stafin e programit vizituan të katër sektorët e të miturve në të cilët vetë të miturit realizuan fotografi se si ata e shikojnë lirinë duke fotografuar pamje nga ambientet ku vuajnë dënimin ose janë në pritje të gjykimit.

Nga i gjithë seti i fotografive që realizuan të miturit do të përzgjidhen ato me të mirat nga vetë të miturit, të cilat do të stampohen dhe në një aktivitet  që do të zhvillohet në muajin shkurt me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale Elbasan do të përzgjidhet foto e cilësuar me frymëzuese që shpreh  me bukur temen e mësipërme.

Për foton e cilësuar si më e mira të miturit do ti jepet një çertifikatë nga CRCA/DCI Shqipëri dhe një dhuratë nga studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, Elbasan

 

Elona KAPLLANI
Menaxhere Programi
CRCA/DCI Shqipëri

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL