Liljana Luani, mësuesja e fëmijëve të ngujuar, ndër 50 mësuesit më të mirë në Botë

Liljana Luani, mësuesja e fëmijëve të ngujuar, ndër 50 mësuesit më të mirë në Botë

Çmimi Global i Mësuesit përzgjedh ndër mijëra konkurentë, mësuesen që fitoi Çmimin Kombëtar “Mësuesi i Vitit” në Shqipëri

Tiranë, 13 Dhjetor 2018 – Liljana Luani, mësuesja që fitoi Çmimin Kombëtar “Mësuesi i Vitit 2018“ në Shqipëri, është përzgjedhur ndër 50 mësuesit më të mirë në rang botëror dhe ndërkohë vijon konkurimin e saj për Çmimin e madh “Global Teacher Prize”.

Çmimi Global për Mësuesit, i cili është vlerësuar nga media si Çmimi “Nobel në Mësimdhënie”,  është një iniciativë e ndërmarrë nga Fondacioni Varkey, i cili vlerëson profesionin e mësuesit si dhe zbulon me mijëra histori të mësuesve të cilët kanë dhënë një kontribut në transformimin e jetëve të fëmijëve dhe të rinjve. Çmimi shpreh mirënjohjen ndaj punës që bëjnë miliona mësues anembanë globit. Çmimi Global për Mësuesin ka njw vlerw prej 1 million USD, i cili i jepet mësuesit që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në profesionin e tij.

Znj. Liljana Luani, mësuesja nga Shkodra, konkuroi këtë vit në kategorinë “Mësuesi i Vitit, avokues për të Drejtën për Arsim”, dhe më pas u përzgjodh fituese e Çmimit të Madh “Mësuesi i Vitit 2018” në Shqipëri, më 9 Tetor 2018.

Koalicioni për Arsimin në Shqipëri (ACE) dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), dhe Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve duke i uruar mësueses shqiptare fitoren e merituar në konkurim, sjellim bashkangjitur linkun në të cilin përshkruhet i gjithë përvijimi i saj në mësuesi dhe në punën vullnetare për fëmijët e gjakmarrjes.

https://www.globalteacherprize.org/finalists/2019-finalists/

https://www.globalteacherprize.org/person?id=7473

 

PROFILI I MËSUESES LILJANA LUANI

Liljana ka 37 vjet që punon si mësuese. Nga viti 2005 ka qenë një forcë e madhe në arsimimin e fëmijëve, familjet e të cilëve janë tw përfshirë në gjakmarrje.

Gjakmarrja, është një traditë e hakmarrjes dhe dëmshpërblimit të gjakut sipas ligjeve të vjetra shqiptare, të përdorura kryesisht nga familjet në malësi. Nëse një anëtar i familjes vritet nga dikush, kjo traditë lejon  vrasjen e një anëtari të familjes së atij personi, i cili mund të jetë krejtësisht i palidhur me vrasjen. Fëmijët nuk përjashtohen nga ky zakon i ashpër. Kjo do të thotë se nëse ka hakmarrje gjaku, fëmijët duhet të kufizohen në një vend të sigurt, të paaftë për të ndjekur lirshëm shkollën, gjë që çon në mungesë të edukimit dhe socializimit. Përveç kësaj, papunësia dhe mungesa e integrimit dhe kujdesi shëndetësor janë probleme serioze për këto familje. Në Malësinë Dukagjin, ku ushtron profesionin e saj Liljana, gjakmarrja është një çështje serioze - ndoshta problemi më i madh në komunitet. Megjithatë, Liljana është e bindur se edukimi i këtyre fëmijëve është arma më e fortë në luftën kundër kësaj fatkeqësie.

Që nga viti 2005, Liljana ka dhënë vullnetarisht kohën e saj për të edukuar fëmijët, familjet e të cilëve janë përfshirë në gjakmarrje.

Ajo nisi të grumbullonte informacione për fëmijët e mbyllur të cilët nuk shkonin në shkollë dhe pas punës shkonte derë më derë duke i mësuar ata vullnetarisht. Nuk ishte e lehtë, pasi Liljana gjithashtu kishte detyrime ndaj familjes së saj dhe puna kërkonte një udhëtim të mirë në minibusë dhe anije. Ndonjëherë ajo ka qënë e detyruar të ecë me orë të tëra për të punuar me fëmijë të trishtuar, të trembur, të stresuar dhe të frikësuar, të cilët shpesh ishin të sëmurë. Përkundër këtyre rrethanave ajo është përpjekur të krijojë kushte të ngrohta dhe mikpritëse për nxënësit që të zhvillohen dhe të mësojnë në mënyrë aktive.

Liljana gjithashtu ka bashkëpunuar me policinë dhe qeverinë në një përpjekje për t'i dhënë fëmijëve të ngujuar pothuajse të njëjtat privilegje si të tjerët. Nevojat e këtyre fëmijëve janë dëgjuar për herë të parë nga qeveria për shkak të këmbënguljes së Liljana Luanit dhe shumë fëmijë kanë qenë në gjendje të marrin provime nën përcjelljen e policisë për shkak të përpjekjeve të saj kur nuk do të ishin në gjendje ta bëjnë këtë ndryshe.

Në vitin 2014, Qendra e Re Horizonti në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit e vlerësoi Liljanën me Çmimin “Trëndafili i Artë” për kontributin e saj në arsimimin e fëmijëve të ngujuar. Në vitin 2017 Ambasada Amerikane i dha asaj "Gruaja e Kurajës". Nëse do të jepet Çmimi Global i Mësuesit, Liljana do të hapë një qendër multifunksionale arsimi ku do të edukojë fëmijët e ngujuar, fëmijët jetimë dhe fëmijët e tjerë që nuk vijojnë rregullisht  shkollën. Kjo qendër do të ketë klasa teknologjike, kompjutera, klasa sportive dhe të artit që do t'i lejojë të gjithë fëmijët të përmirësojnë talentet e tyre.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL