Hapet Qendra Burimore Kombëtare për të Rinjtë në Shqipëri

Hapet Qendra Burimore Kombëtare për të Rinjtë në Shqipëri

Pas 23 vjetësh punë me rininë, CRCA/ECPAT Shqipëri dhe partnerët e saj, më së fundi sjellin në Shqipëri modelin e një qendre kombëtare burimore për fuqizimin e të rinjve

Tiranë, 10 Nëntor 2019 – Sot në mëngjes në prezencën e mbi 100 të rinjve e të rejave nga e gjithë Shqipëria, deputeteve, përfaqwsuesve të autoriteteve dhe organizatave, hapi dyert Qendra Kombëtare Burimore për të Rinjtë (YRCA), një rrjet i shërbimeve të informacionit, edukimit joformal, kwshillimit dhe mbwshtetjes të të rinjve dhe organizatave të tyre në Shqipëri.

Qendra do të sigurojë burime joformale të të mësuarit në vazhdim për punonjësit rinorë, drejtuesit rinorë, drejtuesit e organizatave, grupimeve, forumeve politike rinore, këshillave studentorë, njësive për të rinjtë në bashki dhe institucione publike, si dhe do të organizojë trajnime dhe aktivitete mësimore, përmirësim të dijeve dhe formësim të vlerave individuale, që së bashku synojnë forcimin e kapaciteteve personale dhe organizative, rritjen e bashkëpunimit ne funksion të mbështetjes së organizatave të shoqërisë civile dhe Agjencive Kombëtare në Shqipëri!

Shërbimet do të ofrohen të integruara nga CRCA/ECPAT Shqipëri në bashkëpunim me Rrjetin Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN), Koalicionin për Arsimin në Shqipëri (ACE) dhe Qendrën e Informacionit për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve në Shqipëri. YRCA, ka në përbërje të saj disa prej ekspertëve më të mirë në fushën e politikave publike dhe legjislacionit, analizave dhe studimeve, trainimit dhe stërvitjes, medias dhe informacionit në Shqipëri.

Qendra Burimore Kombëtare për të Rinjtë - YRCA, do të vendosë në dispozicion burime të vlefshme informacioni për të gjithë të rinjtë, gjimnazistët, studentët si dhe organizatat rinore që do të shprehin interesin e tyre për t’u informuar si dhe për t’u njohur më në thellësi me situatën e respektimit të të drejtave të të rinjve, politikat rinore, nismat rinore, aktivitetet rinore si dhe çdo informacion tjetër që lidhet me fushën e rinisë në vendin tonë. Gjithashut ajo do të ofrojë ekspertizën e saj në përmirësim të dijeve dhe formësim të vlerave për organizatat rinore dhe jo vetëm të cilat do të jenë të interesuar për të rritur kapacitetet e tyre.

YRCA ka në fokusin e saj edhe ofrimin e mundësive për studentët dhe të rinjtë të cilët do të jenë të interesuar që të zhvillojnë internshipe rinore në organizatat partnere të YRCA me qëllim që të mësojnë nga praktikat më të mira në organizatat të cilat kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite për hartimin e anketave, shkrimin e raporteve, organizimin e nismave/aktiviteteve të ndryshme rinore si dhe kanë kontribuuar për përmisimin e situatës së të drejtave të të rinjve në vend.

Qendra Kombëtare Burimore për të Rinjtë do të shërbejë gjithashtu si një mekanizëm për të promovuar të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri duke i angazhuar në Samitet të cilat do të organizohen nga organizatat partnere te YRCA me qëllim të angazhimin dhe dialogimin e të rinjve  me qeverinë, institucionet e pushtetit qëndror dhe lokal, organizatat e shoqërisë civile dhe agjencitë e ndryshme të zhvillimit në Shqipëri për gjetjen e zgjidhjeve praktike që përmirësojnë adresimin e sifdave më të mëdha të të rinjve në Shqipëri.

Për më tepër informacion, ju lutem kontaktoni në adresën:

Ervjola Osmanaj

Presidente e ANYN dhe Koordinatore Kombëtare e YRCA

E-mail: crca@crca.al

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL