32 adoleshentë do të jenë këshilluesit e lundrimit të sigurt në internet për bashkëmoshatarët e tyre!

Tiranë, 28 Shkurt 2019 – Qendra për Internet të Sigurt në Shqipëri, CRCA Shqipëri dhe Telekom Albania organizuan forumin e hapur me temë “Bulizmi në Internet ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri”. Raporti më i fundit i bazuar në të dhënat e Platformës Kombëtare www.ISIGURT.al  tregon se bulizmi dhe gjuha e urrejtjes në internet janë kthyer në shqetësimet më kryesore për fëmijët dhe të rinjtë.
Gjatë vitit 2016-2018 pranë Platformës Kombëtare www.ISIGURT.al janë raportuar mbi 200 raste të fëmijëve dhe të rinjve, nga të cilat 136 prej tyre janë raste të ekspozuar në internet me imazhe të papërshtatshme dhe gjuhë urrjetje, ngacmim seksual, psikologjik dhe fyerje, vjedhje identiteti apo edhe pornografi. Mosha e prekur si shkak i internetit të pasigurt janë grupmoshat nga 11-18 vjeç, ku ndër më e ekspozuara është grupmosha 15-17 vjeç nga të cilët. Rreth 46% e raportimeve janë djem, ndërsa 43% e tyre janë vajza të cilat kërkojnë ndihme të menjëhershme pranë pratformës ISIGURT.AL. Platformat kryesore për të cilat fëmijët dhe adoleshentët kanë paraqitur pasiguritë e tyre janë Instagrami, i cili mban edhe vendin kryesor, duke u pasuar me YouTube, e më pas mesazhet në faqe të ndryshme shqiptare dhe Facebook.
Përballë kësaj situate, një rol të madh merr informimi dhe ndërgjegjësimi i fëmijëve, adoleshentëve dhe prindërve, sesi të navigojnë në internet në mënyrë të sigurt, si të kultivojnë sjellje të reja që nxisin respektin dhe përgjegjshmërinë në internet, si dhe ku të raportojnë kur interneti paraqet rreziqe për ta.
Forumi inicoi nismën “Kampionët e Internetit të Sigurt”, të organizuar për herë të parë në Shqipëri.  32 gjimnazistë nga shkollat e mesme të Tiranës do të angazhohen për t’u bërë promotorë dhe edukatorë të bashkëmoshatarëve në shkollat e tyre për t’u mësuar miqve se si të lundrojnë në mënyrë të sigurtë në internet dhe ku të raportojnë incidente në të gjitha platformat e rrjeteve sociale.
Kampionët e Internetit të Sigurt do të vijojnë me takime intensive me nxënës, prindër dhe mësues në të gjitha shkollat ku ata studiojnë për t’i informuar dhe ndërgjegjësuar me të gjitha rreziqet, si dhe metodat e përdorimit të një internet të sigurt. 
Forumi i hapur nëpërmjet partnerit të CRCA dhe Qendrës Kombëtare të Internetit të Sigurt, Telekom Albania paraqiti edhe finalizimin e një ideje të dhënë nga të rinjtë të BULLYPROOF QUIZZ,ndërsa u ekspozuan një numër punimesh inovatore mbi këtë temë, të cilat do të shërbejnë për të ilustruar më mirë situatat dhe risqet që hasim të gjithë kur jemi në internet.


Detajet e Lajmit
February 28, 2019
162
Kategoria