Fëmijët anembanë Shqipërisë i shkruajnë CRCA në lidhje me përjetimet e tyre të tërmetit

Fëmijët anembanë Shqipërisë i shkruajnë CRCA në lidhje me përjetimet e tyre të tërmetit

Arbëri dhe përralla e tij: “Tërmeti dhe Pema”

Tiranë, 3 Dhjetor 2019 –Grupet e shërbimit psiko-social tëorganizuarnga CRCA/ECPAT Shqipëri, të cilët prej disa ditësh kanë nisur punën e tyre në kampet e ngritura për të dëmtuarit nga tërmeti,  sjellin një tjetër përjetim domethënës fëminor dhe një“leksion”që një fëmijë  7 vjeçar me çiltërsinë e tij përqafon situatën e rëndë të krijuar nga tërmeti i 26 Nëntorit. Fëmijët kanë gjetur mënyra  të veçanta për tëpërballuar situatën dhe këto CRCA po i mbledh ga të gjitha kampet në tëcilat punon.

Djali quhet Arbër, ndjek klasën e pare fillore dhe atë natë së bashku me prindërit e tij përjetoi lëkundjet e forta të tërmetit. Edhe pse familja e tij u largua për disa orë nga banesa, Arbri nuk e humbi shtëpinë e tij dhe sot banon sërish në Durrës.

Arbri e ka krijuar këtë përrallë duke ja kushtuar shokëve tëtij që humbën shtëpitë. Ai, madje i ka kërkuar prindërve  të tij që tregimin domethënës ta shpërndajnë në celularët e prindërve të shokëve të tij tëklasës, në mënyrë që ai ti japë atyre sadopak forcë, vendosmëri e shpresë.

Zëri që do tëdëgjoni më poshtë është zëri Arbrit i cili e ka treguar vetë përrallën, por ky zë vjen si një “shuplakë e fortë” për të gjithë realitetin që po fashitet dita-ditës nga zbulimet e mënyrës, cilësisë dhe standarteve në të cilat janë krijuar banesat në Shqipëri.

Më poshtë gjeni përrallën e shkruar tëArbrit 7 vjeçar, e cila I është transmetuar stafit tone në formë audio:

“Tërmeti dhe Pema”

Si gjithmonë tërmeti, shkonte me shkatërru shtëpitë. Një ditë pa një pemë, edhe mendoi tërmeti:

- Po shkoj ta shkatërroj pak këtë pemë!

Pema e kuptoi, edhe kur tërmeti u afrua te pema, ajo e dishe dhe tha:

- Përpiu të më shkatërrosh!

Tërmeti, u përpoq e u përpoq, por nuk e shkatërroi dot pemën. Tërmeti iku, dhe erdhi ditën tjetër. Fshatarët e kishin pare si tërmeti nuk e shkatërroi dot pemën. Kështu ata mblodhën pemë rreth e përqark shtëpisë edhe tërmeti u përpoq edhe ditën tjetër të shkatërroshe shtëpitë, por nuk i shkatërroi dot!

Tërmeti pyeti pemën qëkishe takuar dhe i tha:

- “Psenuk i shkatërroj dot shtëpitë una?”

- “Sepse ato”, - i tha pema – “kanë mbjellur pemë dhe ne kemi rrënjë, dhe rrënjët janë ngulur shumë fort. Tërmeti u zhyt shumë poshtë, por prapë nuk i shkatërroi dot, se rrënjët ishin ngulur aq fort sa tërmeti nuk i shkatërroshe dot.

FUND

Tregimi i shkruar ruan versionin origjinal të mënyrës fëminore të audios dhe jo atë gjuhësor.

 

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL