Drejtori i CRCA takon Nancy Pelosi, Lideren Demokrate në Kongresin Amerikan

Drejtori i CRCA takon Nancy Pelosi, Lideren Demokrate në Kongresin Amerikan

16 Prill 2015, Washington DC– Drejtori i Përgjthshëm i CRCA Shqipëri, z. Altin Hazizaj, u takua sot në mesditë me znj. Nancy Pelosi, Liderja Demorate në Kongresin Amerikan dhe ish-kryetare e Kongresit për më shumë se katër vjet. Takimi u organizua në kuadër të pjesmarrjes së CRCA Shqipëri në Takimet e Pranverës të Grupit të Bankës Botërore në Washington DC. Qëllimi i takimit ishte që të informonte kryetaren e Demokratëve në Kongres në lidhje me situatën e barazisë gjinore, grupeve të margjinalizuara dhe komuniteteve LGBT në vende të ndryshme të botës, përfshi edhe Shqipërinë.

Në takim, z. Hazizaj, i prezantoi znj. Pelosi situatën e vështirë në të cilën jetojnë grupet e margjinalizuara në Shqipëri, sidomos gratë dhe vajzat, të rinjtë dhe të rejat LGBT, dhe pse është e rëndësishme që politikat dhe projektet e Bankës Botërore për Shqipërinë nuk lenë pa përkrahje këto grupe. Për më tej, z. Hazizaj tha se “është e rëndësishme që çdo projekt që Banka Botërore financon në Shqipëri, ku një ndër kontribuesit janë edhe SHBA-të, të realizohen në konsultim dhe me pjesmarrjen e këtyre grupeve dhe të mos shkaktojnë dëm ndaj tyre. Politikat aktuale të Bankës Botërore sot për sot nuk vendosin në qendër të tyre respektimin e barazisë gjinore apo edhe grupeve të tjera, ndaj është e rëndësishme që ky realitet të ndryshojë.”

Banka Botërore ka mëse një vit tashmë që ka filluar procesin e rishikimit të politikave të saj për mjedisin dhe mbrojtjen sociale. Politikat aktuale nuk përfshijnë thuajse asnjë mbrojtje për grupet më vulnerabël të shoqërisë, sidomos të atyre që janë viktima të diskriminimit dhe përsjashtimit social. Falë bashkëpunimit që Shtëpia e të Drejtave të Njeriut, CRCA dhe Ambasada PINK kanë me BIC – Bank Information Center, CRCA është përfshirë aktivisht që prej fillimit të procesit, duke qenë ndër organizatat kryesore në Europë që ka cuar zërin për këto padrejtësi.

Znj. Nancy Pelosi, një nga politikanet më të njohura në SHBA, kryetare e Kongresit Amerikan në vitet 2007-2011, tha ndër të tjera që “është kënaqësi që të pres një grup kaq divers nga e gjithë Bota dhe që ju shikoni te SHBA-ja një partnere dhe një shtet që mund të ndikojë në zgjidhjen e këtij problemi. Me lejen tuaj, unë do të thërras një takim më përfaqësuesit e Bankës Botërore, për t’ia bërë edhe një herë të qartë pritshëmritë që kanë komunitetet në nevojë nga i gjithë globi përkundrejt Bankës.”

E cilësuar nga Presidenti Obama si “një lidere e jashtëzakonshme për popullin Amerikan”, Znj. Pelosi është nga zonjat më të spikatura në panoramën politike amerikane e cila ka luftuar për fuqizimin e klasës së mesme në SHBA  si dhe avancimin e të drejtave të grave dhe të njeriut në vend. Takimet e Pranverës zhvillohen nga Grupi i Bankës Botërore (GBB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe ndiqen nga stafet e këtyre dy institucioneve, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, zyrtarë të qeverive të ndryshme, akademikë etj dhe zhvillohen për të shkembyer mendime dhe zhvilluar dialog mbi një numër të madh temash. Synimi kryesor i këtyre takimeve është advokimi dhe ndërgjegjësimi i shteteve pale në GBB në lidhje me përmirësimin e masave mbrojtëse të Bankës Botërore me nje theks të veçantë mbi grate dhe fëmijët.

Për më shumë informacion, kontaktoni:

Altin Hazizaj,

Drejtor i CRCA

info@crca.al  

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL