CRCA/ECPAT Shqipëri gati për ofrimin e shërbimeve të koordinuara psiko-sociale dhe edukative për fëmijët!

CRCA/ECPAT Shqipëri gati për ofrimin e shërbimeve të koordinuara psiko-sociale dhe edukative për fëmijët!

Deri më tani janë 18 fëmijë dhe të rinj viktima të tërmetit që preku Shqipërinë. Shërbimet psiko-sociale të nevojshme për të lehtësuar traumën!

Tiranë, 29 Nëntor 2019 - CRCA/ECPAT Shqipëri, në përgjigje të pasojave të tërmetit shkatërrues që preku Shqipërinë në 26 Nëntor 2019 dhe që solli humbjen e jetës për 18 fëmijë dhe të rinj, ndër 49 viktima gjithësej, si dhe 900 të plagosur, është gati të nisë shërbimet e saj të koordinuara psiko-sociale për fëmijët.  

E gjithë vëmendja jonë shkon për fëmijët dhe familjet që janë duke vuajtur pasojat e tërmetit shkatërrues që ra në 26 Nëntor në Shqipëri, dhe që tashmë kanë mbetur të pastrehë dhe vuajnë pasojat e tërmetit. Në Shqipëri, sipas disa burimeve, deri më tani numërohen rreth 5200 persona të mbetur pa shtëpi.

CRCA/ECPAT Shqipëri prej dy ditësh ka shpërndarë në zonat e prekura nga tërmeti, ekipet e saj, të cilët kanë nisur të identifikojnë të gjitha problematikat që shfaqin fëmijët, gratë dhe mosha e tretë, pas tërmetit.

Në përfundim të këtyre vlerësimeve, CRCA/ECPAT Shqipëri në koordinim me ALO 116, ACA dhe Rrjetin Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) duke nisur nga java tjetër do të fillojnë hapjen e Shërbimeve të Koordinuara Psiko-Sociale-Edukative në të gjithë qytetet kryesore të qarkut Tiranë, ndërsa Durrësi dhe Lezha janë mbuluar me shërbime nga agjensi dhe organizata partnere.

Falë një bashkëpunimi të shkëlqyer me partnerët tanë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Prefekturën Tiranë, kemi arritur në kohë rekord të identifikojmë kampet, zonat dhe lagjet ku do të ndërhyjmë, numrat e familjeve dhe të fëmijëve. Ndërkohë gjatë ditës së sotme një grup i CRCA dhe ALO po viziton nga afër 6 kampe në Qarkun e Tiranës për të përcaktuar edhe ndërhyrjet tona që nisin javën e ardhshme.

Për më shumë informacion, kontaktoni:

Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA/ECPAT Shqipëri

Tel :+35542265741

E-mail crca@crca.al

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL