CRCA/ECPAT Shqipëri feston me fëmijët në qendrat e pas-tërmetit Vitin e Ri 2020!

CRCA/ECPAT Shqipëri feston me fëmijët në qendrat e pas-tërmetit Vitin e Ri 2020!

Së bashku me këngëtaren e mirënjohur Mariza Ikonomi, mbi 100 fëmijë gëzuan, kërcyen dhe morën dhurata nga Babagjyshi i Vitit të Ri

Tiranë, 27 Dhjetor 2019 - CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Linja e Këshillimit për Fëmijët-ALO 116111, organizuan sot festën e Vitit të Ri për të gjithë fëmijët që ndodhen në qendrat e pas-tërmetit në Marqinet dhe Shenavlash. Rreth 100 fëmijë gëzuan, kërcyen, kënduan dhe morën dhurata të ndryshme nga Babagjyshi i Vitit të Ri.

E ftuar speciale e Festës ishte këngëtarja e mirënjohur, Mariza Ikonomi, e cila së bashku me fëmijët dhe të pranishmit, përformuan këngë festive për fëmijët dhe vitin e ri. Fëmijët shoqëruan këngëtaren shqiptare në pjesët muzikore të njohura të festave të fundvitit dhe në disa prej këngëve të repertorit të vetë artistes.

Drejtori i ALO 116-111, Mirgit Vataj, surprizoi fëmijët në rolin e Babagjyshit të Vitit të Ri dhe i shoqëruar nga Mikey Mouse shpëndanë dhurata për të gjithë fëmijët.

“Të jesh mes fëmijëve, do të thotë të ndjehesh i fortë, i sigurtë dhe me energji të pashtershme, pasi vetë fëmijët janë të tillë. U ndjeva sërish fëmijë mes jush, duke kujtuar festat dhe duke gëzuar së bashku me ju, duke harruar qoftë edhe për pak minuta ato që përjetuam në ditët e fundit të nëntorit.”-tha ai për të pranishmit në festë.

Festës iu bashkua edhe deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu, e cila qëndroi për shumë kohë krah fëmijëve dhe prindërve të tyre, për ti dhënë një mesazh të veçantë mbështetjeje pikërisht atyre që kanë nevojnë në këto ditë të vështira.

CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ALO 116-116, prej mëse një muaji janë duke mbështetur fëmijët dhe familjet e tyre në qendrat e pas-tërmetit në Marqinet, Durrës, Bubq, Shenavlash, Kamëz dhe Laç, duke dhënë shërbime miqësore dhe të koordinuara psiko-sociale-edukative për viktimat e tërmetit dhe që kanë mbetur të pastrehë.  Falë një bashkëpunimi të shkëlqyer me partnerët në institucionet vendore, mbi 100 fëmijë janë duke përfituar ndihmë psiko-sociale nga stafet tona të specializuara.  

Shqipëria është ende në gjendje të jashtëzakonnshme, pas tërmetit që preku vendin më 26 Nëntor 2019. Mbi 50 përsona nuk i mbijetuan tërmetit, mes tyre 19 fëmijë dhe të rinj, ndërsa mbi 6000 familje kanë mbetur të pastrehë.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL