CRCA/ECPAT Shqipëri, ekspozitë dhe ndihma me punimet e fëmijëve të pas-tërmetit!

CRCA/ECPAT Shqipëri, ekspozitë dhe ndihma me punimet e fëmijëve të pas-tërmetit!

Vizatimi që shihni në faqen tonë të web, është detyra e parë e një fëmije 7 vjeç, nga qyteti i Durrësit, i cili në mengjesin e 26 nëntorit, përjetoi së bashku me familjen e tij, ankthin e tërmetit dhe tashmë dëgjon se ka humbur shtëpinë e tij si pasojë e shëmbjes së pallatit ku jetonte.

Tiranë 29 Nëntor 2019 - Fëmijë nga e gjithë Shqipëria kanë komunikuar me CRCA/ECPAT Shqipëri për të shprehur mendimet dhe ndjenjat e tyre mbi përjetimin e tërmetit shkatërrues që preku vendin tonë. Disa fëmijë na kanë dërguar pikturat apo vizatimet e tyre duke vijëzuar emocionet, frikën, mendimet, që shoqëruan ato orë e që vijojnë t’i shoqërojnë në këto ditë.

Nisur nga kjo, CRCA/ECPAT Shqipëri ka vendosur që të hapë një ekspozitë me të gjitha punimet e fëmijëve që tashmë kanë humbur shtëpitë e tyre apo të fëmijëve që përjetuan tërmetin e asaj nate dhe tashmë i janë rikthyer jetës normale në shtëpitë e tyre.

CRCA/ECPAT Shqipëri, mirepret foto, vizatime, piktura apo edhe letra të shkruara nga fëmijët, në adresën tonë  crca@crca.al

Ekspozita do të shërbejë jo vetëm për bamirësi, por edhe si një mënyrë e largimit të stresit dhe përjetimeve negative, për t’i dhënë mundësinë fëmiiëve  që të tregojnë nëpërmjet vizatimeve dhe pikturave përjetimet e tyre të vërteta. Nga ana tjetër ajo do të tregojë edhe një moment jo pak të rëndësishëm në jetën e fëmijëve dhe vetë historisë së Shqipërisë.

Me ndihmën edhe të eskpertëve, ne do të krijojmë një mini-ankand të këtyre vizatimeve, ku të gjitha të ardhurat do t’i kalojnë familjeve të fëmijëve që kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti dhe pasojat e tij.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL