CRCA Shqipëri bëhet anëtare e Federatës Ndërkombëtare të të Rinjve

CRCA Shqipëri bëhet anëtare e Federatës Ndërkombëtare të të Rinjve

Falë dedikimit dhe punës për avancimin e të rinjve dhe të rejave, CRCA Shqipëri është bërë anëtare e lëvizjeve globale për të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve

Tiranë, 15 Mars 2019 - Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), njoftoi së fundmi se është akredituar në organizatën më të madhe ndërkombëtare të të rinjve në botë: Federata Ndërkombëtare e të Rinjve, bazuar në vlerësimin dhe angazhimet qëCRCA ka për mbrojtjen e të drejtave të të rinjve.

Standartet me të cilat ka punuar prej vitesh CRCA Shqipëri , për mbrojtjen e të drejtave dhe fuqizimin e të rinjve në vend, e kanë kthyer atë në një prej organizatave mbështetësekryesore për ta. Vendimi për akredititmin e CRCA në IYF, vjen pas një analize të plotë të të gjitha historive të suksesit, arritjeve dhe mbështetjes që CRCA i ka dhënë ndër vite të rinjve dhe fëmijëve. Në listën e akreditimeve të të gjitha organizatave, CRCA është renditur mes 144 organizatave më në zë për fuqizimin e të rinjve në botë.

Federata Ndërkombëtare e të Rinjve(IYF)është një organizatë që  synon të fuqizojë të rinjtë në mbarë botën. Përfshirja e të rinjve, është çelësi për arritjen e zhvillimit dhe ekziston nevoja për të diskutuar se si aktorët e zhvillimit mund të angazhohen me të rinjtë dhe të përkthejnë fushat prioritare në programet dhe politikat e zhvillimit. IYF  trajton disa nga sfidat e vazhdueshme dhe përvojat pozitive dhe mësimet që mund të merren nga vendet që kanë fuqizuar dhe angazhuar të rinjtë në gjetjen e zgjidhjeve të zhvillimit të qëndrueshëm.

CRCA prej vitesh është angazhuar në punën e saj në fuqizimin e të rinjve, hartimin dhe monitorimin e Politikave për të Rinjtë, Ligjeve, përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe politikë-bërje, si dhe të gjitha problematikat e të rinjve shqiptarë. Shifrat e të rinjve tashmë flasin qartë për situatën në të cilën ndodhen ata në Shqipëri. Rreth 26% e tyre janë të papunë, duke krijuar edhe një përqindje të madhe në dëshirën për të emigruar, rreth 79% e tyre (sipas Gallup). 73% nuk gjejnë mbështetjen e Qeverisë në përfaqësimin e tyre në proceset vendim-marrëse dhe strukturat e qeverisjes vendore, ndërsa 50% e të dënuarve për krime në Shqipëri i përkasin moshës 15-30 vjeç. Buxheti për të rinjtë është pothuaj zero duke shkuar në vlerën 0.01% të PBB. Prej vitesh CRCA ka mbështetur Rrjetin Kombëtar më të madh të të rinjve në Shqipëri ANYN, dhe së bashku cdo vit kanë kërkuar rritjen e buxhetit të shtetit për të rinjtë. Që prej vitit 2012 CRCA dhe ANYN, kanë punuar për hartimin e një Ligji për Rininë, që nuk ekzistonte në Shqipëri. CRCA ishte nismëtare e kërkesës për ngrijtjen e një zyre të Avokatit të Studentit, pajisjen me kartë rinore, ngritjen e Kakusit të të Rinjve,Hatimin e draft-rezolutës së parë të të Rinjve në Kuvendin e Shqipërisë, hartimin e Planit të ParëLokal të Veprimit për të rinjtë në Bashkinë e Tiranës, bashkëhartues të Planit Kombëtar të Veprimit për të Rinjtë 2015-2020, etj.

Akreditimi i CRCA Shqipëri në IYF, është gjithashtu një mundësi e jashtëzakonshme për të rinjtë dhe të rejat nga e gjithë Shqipëria që të përfshihen në axhendën globale Rinore dhe të cojnë zërin e tyre për të drejtat e tyre dhe te te rinjve në të gjithë botën.

Për më shumë informacion, kontaktoni:

Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA

info@crca.al

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL