CRCA i bashkohet Platformës së BE-së së Shoqërisë civile kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore

CRCA i bashkohet Platformës së BE-së së Shoqërisë civile kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore

Bruksel , 9 dhjetor 2013 - Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA ) iu bashkua sot Platformës së BE-së së Shoqërisë civile kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, një nismë e cila synon të luftojë për eliminimin e trafikimit në 28 vendet e BE-së dhe në fqinjët e saj. Tre organizata që punojnë në Shqipëri, iu bashkuan sot platformës, por CRCA është e vetmja organizatë kombëtare shqiptare që u ftua të jetë pjesë e saj. CRCA Shqipëri punon kundër trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve për qëllime përfitimi. Si anëtar i ACTSEC ( Koalicioni Shqiptar kundër Trafikimit dhe Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve ) një filial i ECPAT International, ajo lobon dhe avokon në emër të fëmijëve dhe të rinjve, me Qeverinë një shoqërine civile për t'i mbrojtur ata nga trafikimi dhe shfrytëzimi.

Takimi i dytë i Platformës së BE-së së Shoqërisë civile kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore është duke u zhvilluar në Bruksel më 9 dhe 10 Dhjetor 2013. Mbi 100 organizata të shoqërisë civile nga 28 shtetet anëtare plus OJQ-ve nga vendet e treta prioritare fqinje (si: Shqipëria , Maroku , Turqia dhe Ukraina) janë duke marrë pjesë në takim. Platforma e BE-së e Shoqërisë civile kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore është një forum për organizatat e shoqërisë civile për t'u angazhuar në nivelin e BE-së  për shkëmbimin e përvojave të punës dhe  për të rritur koordinimin dhe bashkëpunimin ndërmjet aktorëve kryesorë.

Më 31 maj 2013, mbi 100 organizata evropiane e shoqërisë civile bashkuan forcat në Platformën e re e BE-së për Shoqërinë Civile kundër Trafikimit të Qenieve njerëzore. Ky është takimi i 2-të të Platformës mbarë Evropiane, e cili u ngrit nga Komisioni Evropian i BE-së, për të shërbyer si një forum për organizatat e shoqërisë civile që punojnë në nivel evropian, kombëtar dhe lokal , në fushën e të drejtave të njeriut , të të drejtave të fëmijëve , grave dhe barazisë gjinore , të drejtave të emigrantëve dhe strehëzave. Takimi është fokusuar në analizën e aspekteve të bashkëpunimit midis qeverive dhe shoqërisë civile për zbatimin e Direktivës të BE-së 2011/36/EU për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, shkëmbimin e përvojave në qasjet që vendosin viktimat në qendër, si dhe të reduktimit të kërkesës për shhfrytëzim e trafikim.

CRCA Shqipëri punon për çështjen e luftës kundër trafikimit të fëmijëve që nga themelimi i saj. Ajo është një ndër organizatat e para në Shqipëri që në fund të viteve 90-ta ngriti zërin dhe shqetësimin e saj mbi trafikimin e fëmijëve . CRCA ka botuar një serë raportesh alternative ose analiza të situatës të bazuara në fakte e të dhëna, të cilat ndihmojnë në avokatësinë e organizatës për përmirësimin e legjislacionit në mënyrë të suksesshme, si ndryshimet në Kodin Penal të Shqipërisë, Ligjin për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve etj.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL