CRCA dhe ALO 116 dhurojnë 120 pako për fëmijët në situate të rrugës

CRCA dhe ALO 116 dhurojnë 120 pako për fëmijët në situate të rrugës

Tiranë, 21 Dhjetor 2012 - Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe ALO 116- Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë, me mbështetjen e Bankës Ndërkombëtare Tregëtare (ICB Bank) këtë vit dhuroi 120 pako për dy Qëndrat ditore të fëmijëve në situatë rruge. Kjo nismë u realizua falë donacionit që Banka Ndërkombëtare Tregëtare i bëri CRCA-së dhe ALO 116, për tu ardhur në ndihmë shtresave më në nevojë të shoqërisë.

Është hera e parë që një numër kaq i madh fëmijësh ndihmohen nga CRCA dhe një ndër bankat më serioze në vend si ICB Albania. Filantropia e Bankës Ndërkombëtare Tregtare i erdhi në ndihmë 120 fëmijë që vijnë nga situata të rënda rruge nga dy qëndrat ditore në Tiranë të drejtuara nga ARSIS dhe Save the Children. Fëmijët u pajisën me xhupa, këpucë, doreza, atlete dhe veshje të tjera të reja.

Ky aktivitet u zhvillua prane Shtëpizës Nr. 38, nga ora 10.00 deri në orën 14.00, pranë pedonales së qytetit të Tiranës në Rrugën Murat Toptani. Në aktivitet ishin të pranishëm stafi i CRCA, ALO 116 dhe ICB Bank të cilët ekspozuan edhe stendat e tyre promovuese. Maskotat e ALO 116 i dhuruan fëmijëve të pranishëm buzeqeshje dhe gëzim.

Në kuadër të përgjegjësisë sociale, duke marrë shkas edhe nga bashkëpunimi me Bankën Ndërkombëtare Tregtare, shpresojmë që ky të jetë vetëm fillimi i një kulture filantropike nga ana e bizneseve private në vend, duke qënë se CRCA uron fëmijët e Shqipërisë me dhurata cdo fundvit.

CRCA I URON TË GJITHË FËMIJËVE TË SHQIPËRISË GËZUAR FESTAT DHE NJË VIT SA MË TË MBARË!

Donors and Partners

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL