Aktivitet Artistiko - Kulturor “Me Fëmijët Për Fëmijët’’

Aktivitet Artistiko - Kulturor “Me Fëmijët Për Fëmijët’’

“Me fëmijët për fëmijët’’, në Institutin e të Miturve, Kavajë

Kavajë, 11 prill 2012 - Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri –CRCA / DCI Shqipëri organizuan  në ambientet e Institutit të Ri-integrimit të të Miturve në Kavajë aktivitetin artistik  me titull “Me fëmijët për fëmijët” me pjesmarrjen e grupit të mirënjohur “KRIPTMJALTZAT” nën drejtimin e aktorit Leonard BOMBAJ.

Aktiviteti u zhvillua  nga ora 10.30 deri në orën 14.00, në kuadër të programit “Mbështetja për të Miturit në Institutin e të Miturve Kavajë” në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Institutin e të Miturve në Kavajë me mbështetjen e Save the Children Shqipëri dhe UNICEF.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte lehtësimi i bashkëjetesës së të miturve në institucion, ri-integrimi përmes aktiviteteve me bashkëmoshatarë si dhe argëtimi përmes ofrimit të një dite disi ndryshe.

Pjesë e rëndësishme e aktivitetit ishte pjesmarrja e  studentëve të fakultetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Departamenti i Punës Sociale të cilët në kuadër të një fushate vullnetarizimi nga ana e tyre mblodhen 30 mijë lek, të ardhura të cilat u shpenzuan për  blerjen e lojrave argëtuese për të miturit e këtij Institucioni.

Aktiviteti u përshëndet nga:

  • Z.Xhevat HYLVIU- Drejtori institucionit të Ri-integrimit të Miturve Kavajë
  • Znj.Myfarete LAZE - Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
  • Z.Leonard BOMBAJ- Drejtues i grupit Kriptmjalzat
  • Znj.Elona KAPLLANI- Menaxhere e Drejtësisë për të Mitur CRCA/DCI Shqiperi
  • Znj.Zyri Bedalla- Pedagoge e Universiteti A.Xhuvani,Elbasan
  • si dhe studentë, fëmijë të grupit Kripmjaltëzat dhe të mitur të institucionit.

Në këtë aktivitet morën pjesë 41 të mitur të institucionit, grupi artistik kripmjaltëzat,50 studentëtë fakultetit Aleksandër Xhuvani, stafi i institucionit, stafi i CRCA/DCI Shqipëri dhe televizionet kombëtare dhe rajonale, Klan, Vizion plus, televizioni i Kavajës,  të cilët pasqyruan aktivitetin artistiko-kulturor për të miturit e Institutit të të Miturve në Kavajë.

Aktiviteti u fokusua në vizitën e gjithëpjesëmarrësve në ambientet e institucionit, performancën e grupit kripmjaltëzat me titull “Junior Club” si dhe aktivitetin e përgatitur nga grupi artistik i të miturve të institucionit.

Në fund të aktivitetit të gjithë pjesëmarrësit kërcyen së bashku, shkëmbyen biseda dhe treguan interes për zhvillimin e sa më shumë aktiviteteve të tilla kulturore si një mundësi e lehtësimit të dënimit dhe ri-integrimit sa më të lehtë të tyre pas daljes nga institucioni.

Mesazhet e dhëna në këtë ditë nga të gjithëpjesëmarrësit theksonin dhe njëherë rëndësinëe aktiviteteve me bashkëmoshatarë,larg paragjykimeve dhe diskriminimeve për këtë target grup si dhe mbështetjen pas daljes nga institucioni.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL