578 fëmijë në Shqipëri kanë nevojë urgjente për aparate celularë dhe internet për ndjekjen e mësimit në distancë!

578 fëmijë në Shqipëri kanë nevojë urgjente për aparate celularë dhe internet për ndjekjen e mësimit në distancë!

Tiranë, 22 Prill 2020 – Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri, për 6 javë rresht, në kontakt të përditshëm me të gjitha njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe bashkitë e vendit ka identifikuar fëmijët që nuk munden të ndjekin mësimin në distancë, si shkak i mungesës së shërbimit të internetit, apo edhe mjeteve me të cilat zhvillohet mësimi on-line.  

Pranë zyrave të CRCA dhe në një bashkëpunim të menjëhershmë dhe profesional me institucionet vendore janë evidentuar deri më tani 578 fëmijë, nga të cilët 503 kanë nevojë urgjente për pajisje me aparatë celularë apo tabletë dhe 75 të tjerë kanë nevojë për lidhjen e shërbimit të internetit që do të bënte të mundur ndjekjen e mësimit on-line si të gjithë fëmijët e tjerë.

Lista e fëmijëve që e kanë të domosdoshme pajisejn e tyre me shërbim internet dhe mjete arsimore elektorinike, shtrihet në pothuaj të gjitha rrethet e vendit. Kavaja numëron rreth 169 fëmijë që kanë nevojë për këtë shërbim, duke u ndjekur nga Tropoja me 163, nga Fierza, Fushë-Kruja , Cërriku, Fushë-Arrëz e me radhë në shumë qytete e fshatra të vendit.

Fëmijët në zonat rurale dhe fëmijët e familjeve në nevojë në qytete, familjet e të cilëve nuk janë të lidhura me internetin për shkak të kostove të larta, e kanë të pamundur që të jenë në komunikim të vazhdueshëm me mësuesit e tyre, për të përmbushur detyrat, apo edhe për të kërkuar shpjegime dhe shumë funksione të tjera, që fëmijët e tjerë i marrin nga mësuesit e tyre nëpërmjet platformave të komunikimit në internet.

Nga kjo situate, CRCA i drejton thirrje për ndihmë, jo vetëm kompanive celulare, por edhe të gjitha bizneseve, qendrave të tregëtimit të aparatëve elektronikë, komunitetit të gjerë dhe të rinjve, për të pajisur me celularë apo tableta e cfarëdo mjet tjetër elektronik fëmijët që nuk munden të ndjekin mësimin në distancë. Kjo kërkesë vlen gjithashtu edhe për të gjithë të rinjtë e të rejat, të cilët mund të dhurojnë një aparat celular të dytë, apo një tablet të cilët ata nuk e përdorin tashmë, por që do të ishte shumë i vlefshëm për një fëmijë që dëshiron të ndjekë mësimet si të gjithë bashkëmoshatarët e tij.  

Shqipëria hyri në karantinë që prej muajit mars të këtij viti dhe që prej datës 9 Mars, të gjitha institucionet arsimore publike në vend janë mbyllur, duke detyruar që 571,616 fëmijë ta ndjekin arsimin e tyre nëpërmjet mësimit në distancë.

Nëse dëshironi të dhuroni apo keni pyetje, kontaktoni:

CRCA/ECPAT Shqipëri

crca@crca.al

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL