50 mijë të mitur shfrytëzohen në punë

50 mijë të mitur shfrytëzohen në punë

Televizioni Kombëtar KLAN, i referohet të dhënave të CRCA/ECPAT Shqipëri, për të ngritur shqetësimin e punësimit të të miturve

Televizioni Kombëtar Klan, në një speciale të sjellë në media mbi shfrytëzimin e fëmijëve në punë në Shqipëri, ka sjellë me zë dhe figurë situatën e rëndë në të cilën ndodhen edne të miturit.  Gazetarja Erikelda Dorezi, ka realizuar edhe një intervistë me Drejtorin e Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve në Shqipëri – CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, i cili theksoi faktin se “Në Shqipëri puna e fëmijëve nuk njeh moshë, ndërsa Kodi i Punës nuk e parashikon moshën e fëmijës në punët familjare”.

Kronika speciale e TV KLAN i është referuar historisë së një fëmije që punon në bujqësi pranë familjes së tij.

Për ta ndjekur këtë speciale, mund ta gjeni në adresën : https://tvklan.al/50-mije-te-mitur-shfrytezohen-ne-pune/

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL