“Far East” mbështet ALO 116 në eventin e organizuar me rastin e 8 marsit.

“Far East” mbështet ALO 116 në eventin e organizuar me rastin e 8 marsit.

Kutia e dhurimit prezente në eventin që restoranti organizoi në përvjetorin e tij.

Tiranë, 8 mars 2012- Në Ditën Ndërkombëtare te Gruas që përkon edhe me përvjetorin e tij, restoranti “Far East” në Tiranë i është gjendur pranë e i ka ardhur në ndihmë shërbimit ALO 116 – Linjës Ndërkombëtare të Këshillimit për Fëmijë. Në organizimin me rastin e këtij përvjetori dhe kësaj dite të shënuar,  nëpërmjet kutisë së dhurimit të ALO 116 u bë e mundur mbledhja e një fondi të dhuruar nga pjesëmarrësit e këtij eventi, përfaqësues të lartë të institucioneve shtetërore, ambasadorë, biznesmenë etj.

Shuma totale e mbledhur është 24,700 lekë (të reja). Ky kontribut monetar është një ndihmë për të vazhduar misionin e nisur që prej vitit 2009, ardhja në ndihmë fëmijëve në nevojë 24/7, në të gjitha ditët e vitit duke ofruar informacion, këshillim psikologjik, si dhe referim pranë institucioneve përgjegjëse. 

Kemi kënaqësinë të falenderojmë të gjithë ata që dhuruan në ndihmë të shërbimit tonë,  duke shpresuar se evente të tilla do të jenë një shtysë më e madhe në mënyrë që akoma më shumë njerëz, në cdo ditë të vitit, të përfshihen në ceshtje të tilla socialë që prekin fëmijët në vendin tonë e që janë shqetësuese për të gjithë ne. 

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL