STUDENTËT NË SHQIPËRI SHKRUAJNË HISTORINË E TYRE!

STUDENTËT NË SHQIPËRI SHKRUAJNË HISTORINË E TYRE!

KRIJOHET PËR HERË TË PARË ALEANCA KOMBËTARE E STUDENTËVE

6 Prill 2018 – Ditën e stome, studentët në Shqipëri shkrujtën historinë e tyre! Pas një pune të gjatë përgatitore, mbështetur nga CRCA Shqipëri, Koalicioni për Arsimin në Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, studentë nga të gjitha universitetet publike në Shqipëri, u mblodhën së bashku për të prezantuar Aleancën Kombëtare të Studentëve.

Përafërsisht 115 mijë studentë ndjekin universitetet publike në Shqipëri. Pjesëmarrja e kufizuar e studentëve në vendimmarrjen e Senateve të Universiteteve dhe mungesa e një strukture të mirë organizuar të të gjithë studentëve në mbarë vendin, mblodhi studentët e universiteteve publike për të themeluar Aleancën Kombëtare të Studentëve (AKS).

Aleanca Kombëtare e Studentëve synon të jetë një rrjet kombëtar i studentëve senatorë të çdo universiteti publik në Shqipëri, duke kërkuar të adresojë të drejtat e studentëve dhe shqetësimet e tyre lidhur me arsimin e lartë në Shqipëri, duke iu përgjigjur prioriteteve të menjëhershme të studentëve në të gjithë Shqipërinë. AKS synon të krijojë një klimë mbështetëse për studentët në çdo universitet publik në të gjithë vendin, ku ata mund të kenë struktura funksionale përmes të cilave ata ndihen të fuqizuar dhe të aftë për të ndarë dhe zgjidhur shqetësimet e tyre. Aleanca do të përqendrohet në fuqizimin e anëtarëve të AKS si dhe të studentëve për të marrë pjesë në proceset e vendimmarrjes dhe politikëbërjes në arsim si në nivel Universitar, ashtu edhe në institucione të ndryshme qeverisëse.

Përgjatë prezantimit të Aleancës kombëtare të Studentëve, studentë senatorë sollën në vëmendje për qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë, shqetësimet e studentëve lidhur me arsimin e lartë në Shqipëri: a) Ligji për Arsimin e Lartë; b) Arsimi Publik falas, c) Buxheti i Arsimit, d) Karta e Studentit, si dhe e) Kushtet dhe infrastruktura në universitete.

Të ftuar specialë për të përshëndetur krijimin e Aleancës Kombëtare Studentore ishin Presidenti i Republikës SH.T.Z Ilir Meta dhe Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjeteve të Informimit Publik në Kuvend znj. Albana Vokshi.

Përgjatë fjalës së tij përshëndetëse z. Meta u shpreh se themelimi i “Aleancës Kombëtare të Studentëve” është mesazhi i duhur për brezin e ri të Shqipërisë, që duhet të marrë më shumë përgjegjësi, të bëhet pjesë aktive e proceseve demokratike, e kërkesës për transparencë dhe llogaridhënje, si dhe promotor i europianizimit të shoqërisë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë shprehu gadishmërinë e tij për të mbështetur në çdo moment Aleancën Kombëtare të Studentëve, që zëri i studentëve në mbarë vendin të dëgjohet!

Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Edukimin, znj. Vokshi përgjatë fjalës përshëndetëse ofroi mbështetjen maksimale për Aleancën Kombëtare të Studentëve, e cila u shpreh se Komisioni për Edukimin në Kuvend do të jetë përherë i hapur për të gjithë studentët, për të diskutuar dhe adresuar çdo problematikë, shqetësim të studentëve në mbarë vendin.

Në aktivitetin prezantues të Aleancës Kombëtare të Studentëve morën pjesë për të mbështetur krijimin e kësaj strukture, studentë, Rektorë dhe Dekanë nga të gjitha Universitetet Publike në vend, deputetë nga forca të ndryshme politike, këshilltarë të Këshillit Bashkiak Tiranë, përfaqësues të  shoqërisë civile, mediave, organizatave ndërkombëtare dhe trupit diplomatik.

Donors and Partners

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL