Shqipëria bëhet pjesë e dialogut të nivelit të lartë europian për politikat rinore

Shqipëria bëhet pjesë e dialogut të nivelit të lartë europian për politikat rinore

ANYN dhe CRCA marrin pjesë në takimin e Bashkimit Europian për angazhimin dhe politikat favorizuese për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor

Shkup, 22 Shtator 2018 - Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) dhe Qendra për të Drejtat e Fëmijëve Shqipëri (CRCA) u ftuan nga Bashkimi Europan për të qenë pjesë e dialogut të nivelit të lartë mbi  politikat rinore dhe mbi pjesëmarrjen e të rinjve në politikë.

Dialogu u zhvillua në Shkup të Maqedonisë dhe të ftuar ishin europarlamentarët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein nga Komisioni Europian si dhe përfaqësues të politikës e organizatave rinore nga 6 vende të Ballkanit. Përfshirja e rinisë në politikë, punësimi i tyre, sipërmarrjet dhe largimi i trurit nga vendet e origjinës,  lajmet e rreme dhe keqinformimi, si dhe bashkimi e trashëgimia e së kaluarës, janë temat ku u përqëndruan të gjitha sesionet e diskutimeve.

Në takimet e tyre me Eurokomisionerët Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, përfaqësuesit e ANYN dhe CRCA diskutuan mbi situatën shqetësuese të të rinjve në Shqipëri. Europarlamentarët u njohën me raportin më të fundit të CRCA dhe ANYN “Rinia në Shqipëri”, raport ky që e pasqyron në detaje situatën në të cilën ndodhen të rinjë në vend. Ata kërkuan nga europarlamentarët angazhimin e tyre për të vijuar mbështetjen mbi politikat rinore, përmirësimin e  pjesëmarrjes së të rinjve në jetën publike, për gjithëpërfshirjen e të rinjve në procesin e politikë-bërjes e vendimarrjes, etj. 

Takimi me temë “Tejkalimi i hendekut”, zgjati për dy ditë dhe diskutoi krijimin e një hapësirë jo konfliktuale, për një mënyrë mendimi bashkëpunuese dhe për përhapjen e diskutimeve në nivel ekspertësh e zyrtarësh në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Donors and Partners

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL