Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) zgjedh strukturën e re drejtuese

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) zgjedh strukturën e re drejtuese

Asambleja e Përgjithshme e ANYN zgjodhi 6 organizata si pjesë e Komitetit Drejtues të saj

Tiranë, 22 maj 2018 - Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN), mblodhi Asamblenë  e tij të Përgjithshme. Në të morën pjesë 50 organizata dhe forume politike rinore nga e gjithë Shqipëria. ANYN zgjodhi strukturat drejtuese të tij dhe departamentet e punës. Në postin e Presidentes së Rrjetit u zgjodh znj. Ervjola Osmanaj. Ndërsa në Komitetin Drejtues të ANYN u zgjodhën 6 organizata që operojnë në vend për të rinjtë.

Përgjatë takimit, dhe përkrah zgjedhjes së strukturave drejtuese organizatat dhe përfaqësuesit e forumeve rinore të partive politike në vend, disktuan për disa prej prioriteteve më parësore dhe thelbësore që rrjeti kombëtar i te rinjve në Shqiperi  ka adresuar dhe vijon ta bëjë këtë që prej vitit 2015, përmes kontratës rinore kombëtare dhe rezolutës së të rinjve në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndër këto prioritete iu dha rëndësia :

Hartimit të ligjit për të rinjtë në Shqipëri me qëllim krijimin e një mekanizmi institucional të mbështetjes së të rinjve për hartimin e politikave që adresojnë shpërndarjen e drejtë të shërbimeve vendore dhe kombëtare në dobi dhe zhvillim të tyre.

Rritja e pjesëmarrjes në përfaqësimin e të rinjve në vendimarrje në zgjedhjet lokale të vitit 2019

Krijimi i kartës rinore dhe të unifikuar për të gjithë të rinjtë e të rejat në arsimin parauniversitar dhe atë universitar publik, ku të përfshihen lehtësira dhe shqërbime të ndryshme miqësore e ndihmëse për të rinjtë në të gjithë vendin.

Nxitja e proceseve të hapura e transparente për hartimin, kanalizimin dhe zbatimin e një buxheti rinor në nivel qëndror dhe lokal të konsultuar me të gjitha organizatat e të rinjve, forumet politike rinore dhe gjimnazistët.

Hapja e një proçesi konsultimi për rishikimin e ligjit të Asrimit të Lartë dhe çështjes së Maturës Shtetërore me grupe të ndryshme të interesit veçanërisht student maturantë.

Hapja në çdo qytet e Qendrave Rinore Multifunksionale, bibliotekave të reja, të aksesueshme për të gjithë të rinjtë dhe vazhdimi i monitorimit të Planit Kombëtar të Veprimit për të Rinjtë 2015-2020.

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN), është një rrjet rinor, i përbërë nga përfaqësues të forumeve politike të të rinjve dhe grupeve e organizatave rinore të shoqërisë civile në nivel lokal dhe kombëtar, i krijuar në vitin 2015, si vijimësi e rrjetit rinor Lidershipi i të Rinjve të Tiranës( i krijuar në vitin 2012). Ata vinë së bashku nën këtë grupim për t’u konsultuar e ndërmarrë veprime e iniciativa të përbashkëta në interes të të gjithë të rinjve pavarësisht bindjeve politike, statusit ekonomik, social apo grupimeve në të cilat ata bëjnë pjesë.

Për më tepër informacion kontaktoni znj. Ervjola Osmanaj në adresën ervjola.osmanaj@crca.al

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL