Parlamenti i Shqipërisë miraton ndryshimet në kodin zgjedhor lidhur me kuotën gjinore

Parlamenti i Shqipërisë miraton ndryshimet në kodin zgjedhor lidhur me kuotën gjinore

Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë përgëzon Aleancën e Grave Deputete, Kuvendin dhe parlamentarët për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, përmes kësaj deklarate dëshiron të përgëzojë Aleancën e Grave Deputete, Kuvendin e Shqipërisë dhe të gjithë parlamentarët për nismën dhe mbështetjen për ndryshimet në Kodin Zgjedhor lidhur me kuotën gjinore.

Këto ndryshime bënë të mundur rritjen e kuotës gjinore me 50% për përfaqësimin e grave në listat zgjedhore për këshilla bashkiakë, vendosjen e mekanizmit 1 në 2 përgjatë gjithë listës dhe forcimin e sanksioneve me refuzim të listave për partitë që nuk plotësojnë kuotën gjinore në listat për kandidatë të këshillave bashkiakë në zgjedhjet vendore, për të siguruar përfaqësimin dinjitoz të gruas në vendimmarrjen lokale.

Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë në bashkëpunim me rrjete dhe koalicione të tjera të shoqërisë civile që punojnë me/dhe për gratë, prej vitesh ka avokuar për arritjen e barazisë gjinore në vendimmarrje duke përmirësuar vendosjen dhe zbatimin optimal të përfaqësimit gjinor në legjislacionin tonë zgjedhor.

Ne kemi punuar për përgatitjen e një seti propozimesh pёr ndryshime nёKodin Zgjedhor tёRepublikёs sё Shqipёrisё të cilat u dërguan në Kuvend në muajin Janar të këtij viti dhe u prezantuan përpara Komisionit të Ligjeve në seancën dëgjimore të muajit Mars.

Gjithashtu një sërë takimesh konsultuese e avokuese janë organizuar edhe me Aleancën e Grave Deputete për të bashkëpunuar lidhur me iniciativën për ndryshime në Kodin Zgjedhor për forcimin e kuotës gjinore.

Thirrje dhe deklarata publike të vazhdueshme u janë adresuar kryetarëve të partive politike, komisioneve parlamentare dhe deputetëve për të mbështetur ndryshimet dhe për të garantuar arritjen e standarteve për respektimin e ligjit dhe të të drejtave të grave.

Një seri trainimesh për forumet e grave dhe të rinjve të partive politike të të gjithë spektrit, janë organizuar për të forcuar kapacitetet e tyre mbi menaxhimin e partive politike, organizimin e fushatave zgjedhore dhe rritjen e përfaqësimit të tyre në vendimmarrjen lokale.Ne po vazhdojmë me trajnimin e grave dhe të rinjve të forumeve politike edhe gjatë vitit 2015. Gjatë muajit të fundit kemi trajnuar më shumë se 80 gra, vajza dhe djem te forumeve politike në Tiranë mbi tema të tilla si: drejtimi i fushatës elektorale, sistemet elektorale strategjia e fushatës, etj.

Ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, të kërkuara prej vitesh edhe nga Koalicioni ynë, respektojnë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Ligjin për Barazinë Gjinore në Shoqëri dhe detyrimet që burojnë nga konventat ndërkombëtare, palë e të cilave është Shqipëria dhe do të mund t’ju garantojnë grave dhe vajzave anembanë Shqipërisë të drejtën e përfaqësimit real në zgjedhjet e ardhshme.

Ne i nxisim parlamentarët që në vijim të këtij fillimi pozitiv të mbështetjes së kauzës së avancimit të grave në vendim-marrjen lokale të vijojë me përmirësimin dhe zbatimin e ligjit e kuotës gjinore edhe në nivelin qëndror të vendim-marrjes.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL