Nis faza e votimit për çmimin “Gruaja e Vitit 2014”

Nis faza e votimit për çmimin “Gruaja e Vitit 2014”

Tiranë 18 Nëntor 2014 - Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë në bashkëpunim me Shtëpia e të Drejtave të Njeriut/CRCA Shqipëri hapën sot fazën e votimeve për Çmimin “Gruaja e Vitit 2014”.

Kjo iniciativë, e lançuar në fillim të muajit Tetor, ka për qëllim të fuqizojë kauzën e të drejtave dhe avancimit të grave dhe vajzave në Shqipëri, si një mjet që kontribuon në evidentimin dhe mbështetjen e tyre  në fusha të vështira shoqërore si politika, ekonomia/biznesi dhe shoqëria civile.

Në link-un http://www.crca.al/voto mund të votohet për kandidaturën e preferuar për secilën kategori. Faza e votimit do të zgjasë deri më datë 7 Dhjetor. Më pas në një Aktivitet të madh Publik, do të lançohen dhe ndahen çmimet fituese sipas tre kategorive.

Faza e Votimit u parapri nga faza e nominimit online të emrave të grave dhe vajzave që kanë dhënë kontributin e tyre përgjatë vitit 2014 në vendin tonë, në tre kategori: Gruaja e Vitit 2014 në Politikë; Gruaja e Vitit 2014 në Ekonomi/Biznes; Gruaja e Vitit 2014 në Shoqëri Civile. Kjo fazë zgjati dy javë dhe në përfundim të saj rezultuan rreth 90 aplikime me 46 emra të nominuar në të tre kategoritë. Kategoria Gruaja e Vitit 2014 në Shoqëri Civile pati numrin më të lartë të nominimeve me 23 emra, e ndjekur nga Kategoria Gruaja e Vitit 2014 në Politikë me 16 emra dhe Kategoria Gruaja e Vitit 2014 në Ekonomi/Biznes me 7 emra.

Pas një kalkulimi te emrave më shumë herë të nominuar dhe të votuar paraprakisht nga anëtarët e Koalicionit,  rezultuan 10 kandiate në kategorinë Politikë, 3 kandidatenë kategorinë Ekonomi/Biznes dhe 9 kandidate në kategorinë Shoqëri Civile, për të vazhduar garën e votimit online.

Dhënia e këtij çmimi, do të synojë të shërbejë gjithashtu si një nxitje për gratë dhe vajzat në fushat e sipërpërmendura për të mbështetur dhe përkrahur gra dhe vajza të tjera, në vitet në vijim, të cilat dëshirojnë të punojnë e kontribuojnë në politikë, shoqëri civile dhe ekonomi.

Çmimet organizohen nga Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë në bashkëpunim me Shtëpia e të Drejtave të Njeriut/CRCA Shqipëri, në partneritet me The Olof Palme International Centre dhe me financim të Qeverisë Suedeze.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL