Insitucionet publike të garantojnë mundësi të barabarta për gratë e vajzat

Insitucionet publike të garantojnë mundësi të barabarta për gratë e vajzat

DEKLARATË E SHOQËRISË CIVILE

Sot është Përvjetori i 104, i Ditës Ndërkombëtare të Gruas …

Rreth njëqind vite më parë gratë lanë punët e tyre në fabrika dhe dolën nëpër rrugë të protestonin mbi pagat e ulta, pasigurinë në punë, kushtet jonjerëzore të punës dhe dhunën e gjithanshme të ushtruar ndaj tyre. Njëqind vite më vonë gratë vazhdojnë të mos gëzojnë të drejta të barabarta dhe ndaj tyre ushtrohen forma të ndryshme të dhunës.

Në emër të një grupi organizatash të shoqërisë civile, dhe në emër të qindra vajzave e grave të cilat i përfaqësojmë e përpiqemi t’i ndihmojmë çdo ditë, bashkohemi të përshëndesim përpjekjet e grave të cilat punojnë të sjellin ndryshimin nëpërmjet veprimeve paqësore, jo-të dhunshme dhe gjithëpërfshirëse dhe luftojnë për të drejtat e tyre në të gjithë vendin.

Ne kërkojmë pjesëmarrjen e plotë të grave dhe marrjen e roleve udhëheqëse të tyre në proçese të tilla si: angazhimi dhe pjesëmarrja në politikë, denoncimi dhe lufta ndaj të gjitha formave të dhunës, punësimi i drejtë dhe i sigurtë.

Ne i nxisim të gjitha organizatat e grave dhe strukturat e ndryshme që të angazhohen dhe të zbatojnë proçese gjithëpërfshirëse në informimin, zhvillimin dhe zbatimin e  Konventës së Stambollit, Konventës për Eleminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW), dhe gjithë legjislacionit për barazi gjinore dhe kundër dhunës në familje.  Këto plane duhet të integrojnë  qasjen dhe zbatimin e të drejtave të njeriut.

Ne kemi si detyrë të përbashkët të sigurojmë që gratë dhe vajzat, në mënyrë të veçantë ato të cilat janë më tepër në nevojë, të kenë mundësi të barabarta për të ecur perpara dhe për të përdorur të gjithë potencialin e tyre. 

Premtimet e bëra deri më tani nga qeveria për eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj gruas, duhet të realizohen !

Sot, ne kërkojmëpublikisht nga politikanët, deputetët dhe qeveritarët  që të mbështesin me mjete pro-aktive pjesmarrjen dhe përfaqësimin dinjitoz të grave dhe vajzave nëpolitikë e vendimmarrje! Nuk duhet të ketë hezitim për të miratuar fuqizimin dhe zbatimin e kuotës gjinore si brenda partive politike ashtu edhe në të gjitha nivelet e qeverisjes, çka ndihmon në arritjen e standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare për barazinë gjinore.

Organizatat e shoqërisë civile që punojnë me dhe për gratë në vend do të vazhdojë punën për të mbështetur dhe ndihmuar gratë dhe vajzat në nevojë në të gjithë zonat ku ne veprojmë dhe do të vazhdojë të luftojë për të siguruar fuqizimin e gruas në shoqërinë shqiptare në të gjitha drejtimet.

Për këtë qëllim ne si shoqëri civile, si koalicione dhe rrjete të organizatave joqeveritare, si individë të lirë të këtij vendi, do të punojmë në përmbushje të qëllimit tonë final, atë të arritjes së barazisë së vërtetë midis burrave dhe grave në Shqipëri!

  • AWEN - Rrjeti i Fuqizimit tëGruas nëShqipëri
  • Agritra Vizion, Peshkopi
  • Forumi Gruas, Elbasan
  • Gruaja tek Gruaja, Shkodër
  • Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza, Tiranë
  • Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, Tiranë
  • Qendra Psiko-sociale “Vatra”, Vlorë
  • Shoqata e grave me probleme sociale, Durrës
  • Shoqata”Jona”, Sarandë
  • Unë Gruaja, Pogradec
  • Koalicioni për Gratëdhe tëRinjtënëPolitikë
  • ALO 116: Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët nëShqipëri
  • Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve nëShqipëri
  • Ambasada PINK
  • Shtëpia e tëDrejtave tëNjeriut
  • CRCA Shqiperi
  • Qendra për Popullsi dhe Zhvillim
  • Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare
  • Rrjeti i Grave ‘Barazi nëVendimmarrje’
  • Women Democracy Network Shqipëri
  • YWCA of Albania
  • Qendra e Zhvillimit Komunitar ‘Sot për tëardhmen’
  • AAGW - Shoqata Shqiptare e Grave tëDiplomuara
  • Qendra Aulona, Vlorë

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL