BARAZI DHE DINJTET PËR GRATË DHE VAJZAT NË SHQIPËRI!

BARAZI DHE DINJTET PËR GRATË DHE VAJZAT NË SHQIPËRI!

DEKLARATË PUBLIKE

Pabarazia ndërmjet grave dhe burrave në Shqipëri, mbetet ende një ndër problemet më serioze dhe ndër shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut në vend. Pavarësisht se përgjatë 28 viteve të demokracisë sonë të brishtë, Shqipëria ka bërë hapa përpara për të mbrojtur dhe garantuar të drejtat e grave dhe vajzave, vendi është ende tepër larg arritjes së barazisë së vërtetë burrë-grua!

Dhuna dhe ngacmimet seksuale në vendin e punës, pasiguria publike dhe mungesa e respektit për integritetin trupor të çdo vajze dhe gruaje, dhuna në familje, papunësia, braktisja e shkollës, paragjykimet shoqërore, modelet e gabuara gjinore, diskriminimi, mungesa e barasizë në pjesmarrjen dhe përfaqësimin politik, janë disa nga problemet më madhore me të cilat përballet çdo vajzë dhe grua në jetën e saj!

Ndonëse Shqipëria ka plot gra dhe vajza që ia kanë arritur t’i kapërcejnë të gjitha këto sfida të mëdha shoqërore, përsëri historia jonë na tregon sesa e vështirë është të jesh vajza, grua, nënë, gjykatëse, prokurore, shkencëtare apo aktiviste shoqërore! Nuk ka barrë më të rëndë shoqërore sesa ajo që iu vihet në kurriz grave dhe vajzave në Shqipëri!

Gratë dhe vajzat çdo ditë të jetës së tyre përballen me pabarazinë në marrëdhëniet e punës, diferencën në pagë, në pozicione drejtuese, në sipërmarrje, në shërbimet shëndetësore dhe sociale! Të gjitha këto pengesa vijojnë t’i mbajnë gratë dhe vajzat në pozita më inferiore përkundrejt burrave. 

Kjo pabarazi e theksuar ndërmjet grave dhe burrave ka sjellë jo pak pasoja, ku më problematikja dhe më e përhapura është dhuna e ushtruar ndaj tyre. Nuk ka ditë që në median e shkruar dhe vizive të mos raportohet një rast vrasje, dhune, keqtrajtimi, abuzimi i një gruaje!

SOT ËSHTË DITA QË NE I THEMI JO PABARAZISË DHE JETËS PA DINJITET!

JO MË DHUNËS ME BAZW GJINORE!

JO MË DIFERENCËS NË PAGA!

JO MË PËRJASHTIMIT NGA SHËRBIMET SHËNDETËSORE DHE SOCIALE!

JO MË NGACMIMIT DHE DHUNËS SEKSUALE NË VENDIN E PUNËS, NË MARRËDHËNIET FAMILJARE, NË MEDIA APO NË SHOQËRI!

JO MË DISKRIMINIMIT PËR SHKAK TË GJINISË, NGJYRËS, BESIMIT, PËRKATËSISË SOCIALE, AFTËSISË SË KUFIZUAR, ORIENTIMIT SEKSUAL APO IDENTITETIT GJINOR!

NE SOT MARSHOJMË PUBLIKISHT, TË GJITHË SË BASHKU PËR RESPEKT, BARAZI DHE DINJITET!

Ne sot marrshojmë për t’i treguar Qeverisë shqiptare, ministrave, kryetarëve të bashkive dhe kujtdo që nuk respekton të drejtat e grave dhe vajzave, se ne nuk pranojmë më të trajtohemi si viktima! Përkundrazi ne të gjitha jemi heroina!

Ne sot jemi këtu për të deklaruar se shoqëria shqiptare, është një shoqëri ku secili prej nesh jeton në barazi, në dinjitet, pa dhunë dhe pa diskriminim!

Ne sot marshojmë gra dhe burra së bashku! Djem dhe vajza! Ne marshojmë së bashku si shoqëri civile, koalicione dhe rrjete të organizatave joqeveritare, si individë të lirë të këtij qyteti dhe vendi, për të treguar se do të punojmë së bashku në përmbushje të qëllimit tonë final, atë të arritjes së barazisë së vërtetë midis burrave dhe grave në Shqipëri!

Tiranё, 8 Mars 2018

*

DISA FAKTE BAZË PËR GRATË DHE VAJZAT NË SHQIPËRI (viti 2017):



- Rreth 4500 mijë raste të dhunës me bazë gjinore janë regjistruar në Policinë e Shtetit;

- 600 gra dhe vajza janë ankuar tek Avokati i Popullit për largim të padrejtë nga puna;

- 2539 gra dhe vajza kanë kërkuar urdhra mbrojtjeje për shkak të dhunës nga bashkëshortët;

- 40 gra dhe vajza deputete në parlament përkundrejt 100 deputetëve burra;

- Shkalla e punësimit të grave të grupmoshës 15-64 vjeç kap vlerën 50.05% përkundrejt 64.7% e burrave.

 

**

Hashtags për t’u përdorur për çdo postim ne mediat sociale:

#BARAZIdheDINJITET   #MARSHOJperGRATE   #NEmarshojme   #teDREJTAteBARABARTA   #SHQIPERIAperGRATE

 

Donors and Partners

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL