ECPAT Shqipëri mbështet deklaratën e Berlinit për “Transformimin e Turizmit”

ECPAT Shqipëri mbështet deklaratën e Berlinit për “Transformimin e Turizmit”

50 organizata dhe mbi 500 personalitete nga 19 vende në Afrikë, Azi, Evropë dhe Amerika Latine, kanë miratuar deklaratën e Berlinit “Për Transformimin e Turizmit”, e cila jo vetëm që do të inkurajojë dhe mbështesë informimin dhe debatet mbi zhvillimin e turzimit, por edhe do të kërkojë aksione konkrete dhe të domosdoshme nga aktorët politikë dhe vendorë. Pjesë e këtyre organizata ishte edhe ECPAT Shqipëri, e cila prej vitesh është e përkushtuar për një zhvillim të qëndrueshëm dhe për një botë të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.   

Kjo deklaratë mbështetet mbi shqetësimet se modeli aktual i turizmit nuk është në gjendje të mbështesë transformimin e nevojshëm të botës, e parashikuar kjo nga Axhenda 2030 e SDG-ve.

Transformimi i botës sonë nuk është i mundur pa transformuar turizmin. Në deklaratë kërkohet arritja e një vullneti politik dhe një rishikimi kritik e zhvillime të mëtejshme të proceseve ekzistuese, praktikave të biznesit të turizmit dhe angazhimit të udhëtarëve, mediave, arsimit dhe shoqërisë civile.

Në deklaratë kërkohet gjithashtu që qeveritë lokale, kombëtare dhe ato ndërkombëtare të sigurojnë pjesëmarrje gjithëpërfshirëse nga shoqëria civile dhe komunitetet e prekura nga turizmi për nivelet e planifikimit, vendimmarrjes, biznesit, menaxhimit të destinacionit, dhe në proceset e monitorimit.

Komunitetet lokale duhet të përfitojnë nga të ardhurat nga turizmi duke zhvilluar mekanizma monitorues koherentë në lidhje me kontributin e turizmit drejt arritjes së vizionit të Axhendës 2030 me qëllim forcimin pozitiv dhe zvogëlimin e ndikimeve negative. Gjithashtu duhet të zbatohet integrimi i barazise gjinore, fuqizimi i komuniteteve, llogaridhënie të korporatave, etj.

Deklarata e Berlinit “Për Transformimin e Turizmit”, kërkon edhe nga turistët marrjen e përgjegjësive për zgjedhjet e tyre të udhëtimit duke respektuar komunitetet pritëse dhe kulturën e tyre, duke përdorur me vëmendje burime të pakta locale, mbështetjen e ekonominë lokale dhe në fund të fundit duke respektuar të drejtat e njeriut.

Në deklaratë inkurajohet gjithashtu, qoftë një turist, operator turistik, vendimmarrës politik ose komunitet pritës, të kontribuojnë në transformimin e turizmit.

Brezat e ardhshëm do të na gjykojnë nga veprimet tona. Tani është koha për ndryshim.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL