DEKLARATË PËR SHTYP

DEKLARATË PËR SHTYP

Prej një jave Organizata të ndryshme të Shoqërisë Civile kanë ndjekur ecurinë e protestave të të rinjve në Tiranë dhe në qytetet kryesore të Shqipërisë mbas vrasjes tragjikenga patrulla e policisë e qytetarit të pafajshëm Klodjan Rasha, episodet edhunshme që kanë shoqëruar këto protesta si dhe reagimin institucional dhe po kështu shqetësues të policisë së shtetit. Bazuar në ecurinë e deritanishme të këtyre protestave, ndajnë me publikun qëndrimin se:

  1. Shqipëria ka nevojë për reagime qytetare sa herë cënohen të drejtat e njeriut, sa herë autoritetet ndërmarrin akte kundër tyre dhe sa herë liritë tona kushtetuese e ligjore vihen në diskutim apo sprovë. Protesta në demokraci është instrument i pazëvendësueshëm dhe ne duhet ti shprehim mirënjohjen çdo qytetari të ndërgjegjshëm që e përdor këtë instrument në funksion të mbrojtjes së dëmokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njëriut. Edhe pse Ministri i Brendshëm ka dhënë dorëheqjen, protestat nuk janë ndalur dhe aktet e dhunës ndaj infastrukturës publike po ashtu, të cilat i përkasin kryesisht moshave të reja. Protëstat paqësore dhe demokratike janë shoqëruar edhe me akte të veçuara që tejkalojnë të drejtën e protestës, pasojë e situatës kaotike apo e ndikimeve të tjera. Por në thelbin e tyre, protestat i janë përmbajtur praktikave të njohura perëndimore të protestës, në kushtet e mospasjes së një organizatori të qartë dhe koordinimi midis tyre. Përveç shtrirjes në qytetet kryesore të vendit të këtyre protestave konstatohet një reagim disproporcional i organeve të rendit, e shprehur në përdorimin në të gjitha rastet (të paktën në Tiranë) e gazit lotsjellës, numrin shumë të lartë të arrëstimeve pas çdo proteste, mbajtën në komisariatet e policisë e një numri shumë të madh të shoqëruarish dhe të ndaluarish përtej kapaciteteve të këtyre institucioneve duke rrezikuar dukshëm përhapjen e Covid-19 ndërmjet tyre; ushtrimin e dhunës fizike dhe psiqike ndaj protestuesve të shoqëruar, mosnjoftimin e prindërve/kujdestarëve për të shoqëruarit minorenë, marrjen e deklarimeve nga këta të fundit pa praninë e prindërve edhe/osë të avokatit,  pengimin e mas-medias për të përmbushur detyrën e vet për informim dhe transparencë, etj.

 

Përveç reagimit përgjithësisht dhe arrogant nga ana e organeve të rëndit si shenjë e nërvozizmit ndaj protestuesve, nuk mungojnë edhe rastet e neglizhencës në kryerjen e detyrave të tyre nga këto organe (siç ishte sulmi ndajselisë së një partie politike në Shkodër) apo edhe rastet e provokimeve të panevojshme (siç ishte rasti i sulmit me gaz lotsjellës dhe arrestime masive në mbyllje të protestës natën e të Djelës (13.12.2020) në Tiranë. Këto raste dëshmojnë mungesën e aftësisë profesionale të forcave të sigurisë për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të tilla, ashtu edhe për politizim apo edhe/ose për përdorim politik të protestës, por edhe për shuarjen abitrare dhe mjete të dhunshmë të saj pa analizuar e trajtuar shkaqet e vërtetë sistemike, të brendshme që kanë nxitur të rinjtë të dalin në rrugë për të protestuar.

  1. Problematika e kërkesave të protestuesve, përveç dorëheqjes së kërkuar dhe realizuar për Ministrin e Brendshëm përfshin edhe kërkesën për dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe në disa rastë është kërkuar edhe dorëheqja e Kryeministrit Rama.
  1. Deri më tani, pavarësisht akuzave të qeverisë ndaj opozitës për nxitje dhe financim të këtyre protestave dhe hedhjes poshtë nga këta të fundit të këtyre akuzave si përpjekje për politzimin e protestave që dukshëm janë drejtuar kundër qeverisë dhe kanë të bëjnë me situatën e përgjitshme social-ekonomike që po kalon vendi, nuk është shfaqur ndonjë grupim i qartë apo organizim drejtues i tyre. Drejtimi dhe bashkërendimi i kohës së protestave dhe shtrirjes së tyre është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe informimit mediatik. Vlen të vihet në dukje se televizionet kombëtare, duke filluar me radio-televizionin publik kanë qëndruar indiferent dhe nuk kanë mbuluar në kohë reale asnjë prej protestave të derisotme.
  1. Shqetësim paraqet qëndrimi mohues i qeverisë për problematikën serioze që  shprehin protestuesit, sidomos ajo pjesë që duke qenë me moshë të re nuk janë votues të ndonjë force politike të caktuar, por që janë përfaqësues të një brezi që kërkon një Shqipëri të jetueshme, dmth që qeveriset më mirë, që krijon mundësi shkollimi dhe punësimi në vend, pa patur nevojën e marrjes së rrugëve të botës... Po kështu, një shqetësim serioz, madje edhe ndërkombëtar përbën brutaliteti i policisë ndaj gazetarëve që në mjaft raste janë penguar në ushtrimin e detyrës së tyre, deri edhe janë ndaluar forcërisht nga forcat e rendit.
  1. Si organizata të shoqërisë civile, ne apelojmë fuqimisht institucionet përgjegjëse: qeverinë, Kuvendin e Shqipërisë, mas-median publike e kombëtarë si dhe organet e rendit publik dhe ato të drejtësisë për respektim rigoroz të ligjit, maturi dhe vetë-përmbajtje në ushtrimin e dhunës ndaj protestuesve, debat të shëndetshëm publik rreth problemeve jetësore që lidhen me vetë demokracinë dhe shtetin e së drejtës në vendin tonë që artikulojnë protestuesit; për respektimin rigoroz të kuadrit ligjor në fuqi për të drejtat e njeriut duke filluar me të drejtën e jetës dhe duke përfshirë edhe konventat ndërkombëtare sidomos ato për mbrojtjen e fëmijëve dhe lirinë e mas-medias; për vëndim-marrje transparencë të mbështetur në Kushtetutën e vendit dhe ligjet në fuqi dhe jo nën presion politik për të qetësuar në mënyrë arbitrare situatën e krijuar nga protestat; për transparencë dhe komunikim profesional me publikun duke iu përgjigjur interesimit të natyrshëm në rritje të qytetarëve për fatin e rinisë si e ardhmja e vendit.
  1. Duke mbështetur pa rezerva të drejtën legjitime për protesta paqësore të secilit qytetar të Republikës së Shqipërisë, ne vlerësojmë se çështjet e ngritura nga një javë protesta rinore në Tiranë dhe në qytetet kryesore të vendit mund të duhet të shndërrohen në subjekte të debatit politik, publik dhe elektoral për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, me synim që të përfshihen për zgjidhje në programet elektorale të partive politike garuesë në atë proces zgjedhor.

Lista e organizatave:

  • Civil Rights Defenders
  • Instituti i Studimeve Politike
  • Keshilli Shqiptar i Medias
  • Komiteti Shqiptar I Helsinkit
  • Levizja Rinore Egjiptiane Rome
  • Minority Right’s activist
  • Qendra "Gratë në Shërbim Publik"/ WPS Albania
  • Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Femijëve në Shqipëri
  • Qendra Res Publica
  • Qendra Shqiptare per Kerkime Ekonomike
  • Qendra TREJA 
  • Aleanca LGBT 
  • Qendra Zeri Integrimit
  • Rrjeti i Profesionisteve te Rinj 
  • Useful to Albanian Women

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL