Z. PRESIDENT, MOS DEKRETONI PROJEKTLIGJIN “PËR RININË”!

Z. PRESIDENT, MOS DEKRETONI PROJEKTLIGJIN “PËR RININË”!

Projekligji “Për Rininë”, shkel haptazi të drejtat e njeriut dhe skllavëron lëvizjen rinore në Shqipëri!

CRCA/ECPAT Shqipëri, i drejtohet më këtë letër të hapur publike, Presidentit për të kërkuar ndërhyrjen e tij në mos-dekretimin e projektligjit “Për Rininë”. Më dt.15 Tetor 2019,  Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, në cilësinë e komisionit përgjegjës, vijoi dhe mbylli diskutimin nen per nen dhe në tërësi të projektligjit “Për Rininë”, duke e miratuar atë.

CRCA/ECPAT Shqipëri, e ka ndjekur me shqetësim të gjithë procesin e diskutimit dhe miratimit të projektligjit. Ai kërkon të vendosë nën diktatin e Qeverisë dhe Bashkive mbi 681,548të rinj e të reja të moshës 15-29 vjeç në Shqipëri!

Referuar neneve të projektligjit “Për Rininë”, që u aprovua në Kuvend, shqetësimi ynë qëndron në faktin se:

  • Projektligji “Për Rininë”, po vendos një diktat absolut të Ministrisë përkatëse ndaj të gjitha organizatave rinore;
  • Në nivel lokal të gjitha organizatat rinore vendosen gjithashtu nën kontrollin e plotë të kryetarëve të Bashkive;
  • Pavarësisht se Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë ka rekomanduar disa zgjidhje dhe përmirësime pozitive në tekstin rishikues të ligjit, theksojmë se ky projektligj lë shumë vend për abuzime politike dhe nuk zgjidh problemet e të rinjve në Shqipëri;
  •  Projektligji nuk adreson aspak një prej çështjeve më të prekshme që po përjeton Shqipëria vitet e fundit, atë të ikjes së trurit dhe forcës punëtore më aktive, rininë;
  • Në projektligjin “Për Rininë”, nuk përcaktohet në asnjë moment buxheti për rininë si në nivel lokal dhe atë qëndror;
  • Mungojnë një sërë elementësh mjaft të rëndësishëm ndihmues për fuqizimin e rinisë në Shqipëri si Sektori i rinisë pranë çdo Bashkie, Qendrat Rinore, Komisioneri për të Drejtat e të Rinjve, koncepti i punonjësit të rinisë si dhe çfarë është puna me rininë dhe ku konsiston ajo.
  • Ky projektligj ju mohon gjithashtu të drejtën për rreth 255,689 studentë dhe nxënës të arsimit të mesëm dhe të lartë në Shqipëri, për të patur shërbimet rinore.

 

CRCA/ECPAT Shqipëri, Ju kërkon sot publikisht të ktheni mbrapsht projektligjin “Për Rininë”, duke mos lejuar kështu që deputetet të shkelin me forcën e kartonit, të drejtat e të rinjve dhe të rejave në Shqipëri.

 

PËR TË RINJTË! ME TË RINJTË! NGA TË RINJTË!

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL