Institucionet publike në gjirokastër angazhohen për çdo fëmijë rom në kopsht

Institucionet publike në gjirokastër angazhohen për çdo fëmijë rom në kopsht

Gjirokastër, 17 Shkurt 2014- Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA, organizoi sot në sallën e takimeve të Këshillit të Qarkut në Gjirokastër takimin "Çdo fëmijë rom në kopsht". Ky takim kishte si qëllim të mblidhte së bashku institucionet kryesore të Qarkut Gjirokastër për të diskutuar zgjidhje dhe rekomandime që ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe integrimin e fëmijëve rom në arsimin para-shkollor.

Nisma e UNICEF Shqipëri dhe CRCA Shqipëri “Çdo Fëmijë Rom në Kopsht me mbështetjen e Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri dhe Kooperimit Austriak për Zhvillim synon të ngrejë dhe mbështesë rrjetet lokale në çështjet e fëmijërisë së hershme dhe integrimit të fëmijëve rom në sistemin parashkollor. Në këtë takim përfaqësuesit e institucioneve publike dhe shoqërisë civile shprehen angazhimin e tyre për të vazhduar punën në mbështetje të komunitetit rom dhe veçanërisht për integrimin e fëmijëve 3-6 vjeç në kopsht, si edhe dolën me një sërë problematikash për tu adresuar për të ardhmen.

Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA Shqipëri, në fjalën e tij hapëse tha se “CRCA Shqipëri është e angazhuar maksimalisht që çdo fëmijë që i përket komunitetit rom të ketë shanse të barabarta për një arsim cilësor në të gjithë vendin. Shpresoj që këtë vit, në bashkëpunim me pushtetin qëndror dhe lokal të Gjirokastrës të arrijmë të integrojmë sa më shumë fëmijë në kopsht”.

Odise Kote, nën/Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, tha se “Bashkia Gjirokastër ka investuar fuqimisht në përmirësimin e standartit të jetesës së komunitetit rom. Bashkia mbështet plotësisht këtë iniciativë dhe do të japë kontributin e saj maksimal për integrimin e fëmijëve rom në kopsht”.

Në takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet kryesore të qytetit të Gjirokastës ku mund të përmendim Bashkia Gjirokastër, Zyra e Ndihmës Ekonomike, Drejtoria Arsimore Rajonale, Drejtoria e Shëndetit Publik, Këshilli i Qarkut, Zyra Rajonale e Shërbimit Social, Zyra e Punës, përfaqësues të organizatave jo-qeveritare lokale, media, etj.

Workshopi u përqëndrua në diskutimin e të hapura mes pjesëmarrësve dhe konkludoi me ngritjen e çështjeve dhe një sërë rekomandimesh për adresimin e problematikave që has komuniteti rom në këtë qytet.

Për më shumë informacion, kontaktoni:

Mersila Ballo
HRH, CRCA Shqipëri
Tel: 0694060392
E-mail: mersila.ballo@crca.al

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL