Dyert e kopshteve hapen për fëmijët rom

Dyert e kopshteve hapen për fëmijët rom

Tiranë, 19 Mars 2014– Këtë Mars 13 fëmijë rom janë rregjistruar në kopësht në Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër, falë ndërhyrjes së programit “Çdo Fëmijë Rom në Kopsht”. Programi, i cili ka filluar nga zbatimi në Tetor 2013, fokusohet në krijimin e mundësive të barabarta për integrim për çdo femijë, nëpërmjet bashkëpunimit të shoqërisë civile me institucionet publike.

“Ngelëm ne pa shkollë, të mos vuajnë edhe fëmijët tanë” tha Miranda në bashkëbisedim me drejtorin e shkollës “Gjergj Fishta” teksa vogëlushi prezantohej me edukatoren e tij të re.

Nisma e UNICEF dhe CRCA Shqipëri “Çdo Fëmijë Rom në Kopsht me mbështetjen e Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran dhe Kooperimit Austriak për Zhvillim, synon të ngrejë dhe mbështesë rrjetet lokale në çështjet e fëmijërisë së hershme dhe integrimit të fëmijëve rom në sistemin parashkollor. Kjo ndërhyrje ka për qëllim ndërveprimin e shoqërisë civile dhe bashkëpunimin e ngushtë me shërbimet sociale, punonjësit sociale pranë Bashkive dhe Komunave, drejtorive rajonale të arsimit  dhe institucionet e tjera që ofrojnë kujdes dhe mbrojtje për fëmijët.

CRCA Shqipëri në kuadër të kësaj nisme është e angazhuar në katër qarqe të Shqipërisë: Tiranë, Korçë, Elbasan dhe Gjirokastër. Ajo punon në 19 Bashki dhe 100 Komuna të cilat në bazë të studimit të UNICEF të 2011, kanë një popullsi rome prej 5608 dhe 397 fëmijë të moshës 3-6 vjeç. Sipas këtij studimi popullsia totale e komunitetit rom është përafërsisht 14 mijë persona nga të cilët 1079 të moshës 3-6 vjeç.

Gjatë këtij muaji, falë bashkëpunimit dhe koordinimit të mirë ndërmjet institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe aktorëve kyç të komunitetit rom është bërëi mundur integrimi i 6 fëmijëve në kopshtin “Bregu i Lumit” në Njësinë Bashkiake Nr. 11 të Tiranës, një vogëlushi në një nga klasat parashkollore të shkollës “Gjergj Fishta” në Tiranë, tre fëmijëve në kopshtin Nr. 5 në Gjirokastër, si dhe 3 fëmijëve në kopshtet e qytetit të Elbasanit.

Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA Shqipëri tha: “Gadishmëria dhe bashkëpunimi me institucionet kryesore që ndikojnë direkt në mirëqënien dhe arsimimin e fëmijëve ka qënë i shkëlqyer. Ndërveprimi i shpejtë i koodinatorëve të CRCA me Qëndrat Shëndetësore, Zyrat e Gjendjes Civile, Drejtoritë Arsimore Rajonale si dhe drejtuesit e kopshteve ka bërë të mundur që 13 fëmijë të integroheshin që javët e para të Marsit”.

Për më shumë informacion, kontaktoni:

Mersila Ballo
HRH, CRCA Shqipëri
Tel: 0694060392
E-mail: mersila.ballo@crca.al

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL