“Çdo fëmijë rom në kopsht” mbështet kampin veror për 100 fëmijë në qytetin e Korçës.

“Çdo fëmijë rom në kopsht” mbështet kampin veror për 100 fëmijë në qytetin e Korçës.

Korçë, 10 Korrik 2014– Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve-CRCA, ALO 116 dhe UNICEF mbështesin 100 fëmijë pjesë e komunitetit rom, egjiptian, fëmijë jetimë dhe nga shtresa të disavantazhuara për të ndjekur kampin veror “Miqësia” në Parkun Rinia të qytetit të Korçës.

100 fëmijë të moshave 6 deri në 12 vjeç janë mbështetur në kuadër të nismës së UNICEF “Çdo fëmijë rom në kopsht” me bluza, kapele, çanta, mjete didaktike dhe kancelari. Kampi “Miqësia” organizohet nga Bashkia Korçë në bashkëpunim me partnerë të tjerë, dhe do të qëndrojë i hapur gjatë gjithë muajit Korrik. Gjatë kësaj periudhe fëmijët do të kenë mundësi të argëtohen, të marrin pjesë në lojëra psikosociale, sporte të ndryshme, eskursione nëpër muze, etj.

Kryetari i Bashkiësë, Z. Sotiraq Filo tha, “Ky kamp veror është kthyer tashmë në një traditë, të cilën Bashkia e qytetit ua mundëson  vogëlushëve nga mosha 6–12 vjeç duke u ofruar kënaqësinë të kalojnë ditët e nxehta të verës mes miqsh e shokësh. Ju uroj të gjithë fëmijëve kamp të mbarë dhe sa më shumë argetim”.

Z. Elvis Gjata, Koordinator i Qarkut të Korçës për CRCA Shqipëri shprehu mirënjohjen e tij për Bashkinë e qytetit të Korçës dhe bashkëpunimin e deritanishëm që kjo Bashki ka treguar në kuadër të politikave përfshirëse për fëmijët që vijnë nga shtresa vulnerabël dhe të disavantazhuara.

Nisma e UNICEF dhe CRCA Shqipëri “Çdo Fëmijë Rom në Kopsht” me mbështetjen e Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran dhe Kooperimit Austriak për Zhvillim, synon të ngrejë dhe mbështesë rrjetet lokale në çështjet e fëmijërisë së hershme dhe integrimit të fëmijëve rom në sistemin parashkollor. Kjo ndërhyrje ka për qëllim ndërveprimin e shoqërisë civile dhe bashkëpunimin e ngushtë me shërbimet sociale, punonjësit sociale pranë Bashkive dhe Komunave, drejtorive rajonale të arsimit  dhe institucionet e tjera që ofrojnë kujdes dhe mbrojtje për fëmijët.

ALO 116, në kuadër të kësaj nisme është një partner i rëndësishëm përsa i përket këshillimit të prindërve në lidhje me procedurat që duhet të ndjekin për regjistrimin e fëmijëve në kopsht. Ai është një shërbim unik me qëllimin kryesor për të mbrojtur fëmijët në situate risku dhe referimi I tyre sa më i shpejte në shërbimet ekszistuese lokale dhe qëndrore.

Për më shumë informacion, kontaktoni:

Mersila Ballo
HRH, CRCA Shqipëri

Tel: 0694060392;
E-mail: mersila.ballo@crca.al

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL