STUDIMI I ECPAT INTERNATIONAL TREGON SE DJEMTË DHE FËMIJËT E VEGJËL JANË MË TË RREZIKUAR PËR T’U SHFRYTËZUAR SEKSUALISHT ONLINE

STUDIMI I ECPAT INTERNATIONAL TREGON SE DJEMTË DHE FËMIJËT E VEGJËL JANË MË TË RREZIKUAR PËR T’U SHFRYTËZUAR SEKSUALISHT ONLINE

Studimi gjeti një lidhje midis moshës së viktimës dhe shkallës së gravitetit të abuzimit. Kur viktimat janë më të vegjël, abuzimi ka më tepër mundësi të jetë edhe më i rëndë.

6 Mars 2018, Buksel, Belgjikë --- Studimet më  në zë në lidhje  me shfrytëzimin seksual online të fëmijëve ka treguar një nevojë urgjente për të matur dhe për të kuptuar më mirë këtë problem-shprehet INTERPOLI dhe një  nga grupet e fushatave sensibilizuese. Një raport nga një studim i ri, i publikuar nga  Interpol dhe Ecpat International, sugjeron se kur imazhet ose videot online të abuzimit seksual përshkruajnë djemtë ose fëmijët shumë të vegjël, abuzimi ka tendencën të jetë i rëndë.

Studimi përfshiu analiza vizuale të imazheve dhe videove të ruajtura nga Interpoli në “ICSE Database” e cila është një mjet investigativ që përmban “të dhëna audio, imazhe dhe video” të kapura nga forcat policore në të gjithë botën dhe të përdorura si evidencë për ceshtjet gjyqësore. Kërkuesit e kategorizuan dhe analizuan përmbajtjen për të kuptuar më mirë mënyrat e krimit dhe viktimizimin.

Studimi gjeti një lidhje midis moshës së viktimës dhe shkallës së gravitetit të abuzimit. Kur viktimat janë më të vegjël, abuzimi ka më tepër mundësi të jetë edhe më i rëndë. Në këtë studim, u gjet gjithashtu se fëmijët më të vegjël kishin më shumë mundësi për tu bërë subjekt i abuzimit dhe shfrytëzimit seskual me trajta parafilie krahasuar me viktimat më të rritura (sjellje seksuale e cila riskon të shkaktoj stres psikologjik, dëmtim ose vdekje).

Kërkuesit, gjithashtu, gjetën të njejtën lidhje midis shkallës së gravitetit të abuzimit dhe gjinisë së viktimës. “Djemtë përbënin një pjesë të sinjifikante të viktimave dhe videot e imazhet më përmbajtje abuzimi kishin tendencën për të shfaqur abuzime ekstreme seksuale  me karakter parafilik”- evidentohet në raport.

“Ndërkohë që miliona video dhe imazhe të fëmijëve të abuzuar ose shfrytëzuar seksualisht ngarkohen cdo ditë në internet, dhe pjesa më e madhe e viktimave dhe abuzuesve mbetet ende e paidentifikuar”:- shprehet Dorothy Rozga, (Drejtore Ekzekutive e ECPAT International), në Parlamentin Europian në Bruksel. “Në disa raste, imazhe të të njëjtëve fëmijë shfaqen të përsëritura përgjatë viteve dhe ndihma për këta fëmijë është shpesh e pamundur”.

“Fatkeqësisht, shumica e njerzve nuk e kuptojnë se kur ne flasim  për abuzim të fëmijëve, flasim për fëmijë shumë të vegjël, foshnje disa mujore të cilat abuzohen në mënyrë ekstreme”: shprehet Bjorn Sellstrom, Kordinatori i Njesisë Për Krimet Kundër Fëmijëve Të Interpolit. Identifikimi i viktimave është në fokusin e punës së interpolit në investigimet globale në lidhje me abuzimin seksual të fëmijëve. Ky raport e vendos theksin mbi nevojë që më shumë shtete të  bashkohen në bazën e thë dhënave globale të ICSE  dhe të bëhen pjesë e një rrjeti investigimi të dedikuar  shpëtimit të viktimave të abuzimit.

Reth 84% e imazheve dhe videove të survejuara vizualisht përmbanin matrial të zgjeruar seksual, sulme të rënda, sadisëm, ose “parafili”. Më shumë se 60% e viktimave të paidentifikuara ishin në periudhën para pubertetit, përfshirë foshnjat dhe fëmijët e vegjël ku një e treta e viktimave ishin djemë:- theksohet në raport.

Më shumë se 12.000 viktima janë tashmë të identifikuar në bazën e të dhënave, por është ende e vështirë për të saktësuar numrin  e viktimavë që janë të paidentifikuara. Sipas ECPAT International, për shkak se pjesa më e madhe e matrialeve abuzimit seksual online të fëmijëve është kryer nga persona të cilët kanë njohje me viktimën si trajnerët, mësuesit, dhe kujdestarët, identifikimi i fëmijëve në këto matriale do të ishte shumë i rëndësishëm për të identifikuar autorët. “Gjithashtu, për të pasur një mundësi  për të larguar fëmijët nga dëmtimi, idenfikimi fëmijës është celës për gjetjen autorit”- shprehet Znj. Rozga. Ky studim është i një rëndësie globale për të kuptuar këtë problem në mënyrë që të monitorohen kërcënimet globale të fëmijëve.

Znj. Rozga e lidh këtë raport me nevojë për të pasur tregues global në lidhje me dhunën seksuale për të matur më mirë progresin për arrijten e Objektivave të Qëndrueshëm të Zhvillimit (SDG) që do ti japin fund dhunës seksuale ndaj fëmijëve. “ Ky studim vë theksin mbi një nevojë urgjente për studime dhe tregues për identifikimn e fëmijëve të shfaqur në këto matriale, si dhe mbi cilësinë e përgjigjes nga institucionet ligjore në të gjithë botën- shprehet ajo”. “Një veprim i kordinuar në rang global është ajo që duhet aktualisht. Të gjitha vendet e botës duhet të angazhohen për ti dhënë shfrytëzimit seksual  të fëmijëve. Por nuk mund ti jepet fund diçkaje që është e pamundur të matet”

Mesazhe të tjera të studimit:

  • Strukturat e policisë përballen me sfida të shumëfishta në identifikimin e viktimave dhe abuzuesve, edhe pse kanë në dispozicion mjete të fuqishme si baza e të dhënave ICSE;
  • Një pjesë sinjifikante (61%) e një serie të imazheve dhe videove të analizuara përmbanin matriale që ishin shfrytëzuese dhe abuzese si dhe pjesa më e madhe e matrialit të analizuar në faqet e internetit për që ishin për fëmijët në fushën e moodelingut, materiali abuziv dhe shfrytëzues ishte i dukshëm.
  • Vendosmëria për të identfikuar karakteristikat thelbësore të viktimës si mosha, ëshstë një sfidë, krahas grupit etnik.
  • Edhe pse pjesa më e madhe e agresorëve ishin meshkuj, edhe femrat ishin të përfshirë në abuzimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve-  është një nevojë e madhe për të kuptuar këtë fenomen.
  • Fenomeni i “prodhimit të imazheve seksuale nga të rinjët” është një nga sfidat ndërkombëtare e strukturave policore, në terma të detektimit dhe intergrimit të këtyre imazheve  në bazën e të dhënave  si dhe identifikimin dhe klasifikimin e viktimave.

Për më tëpër informacion, ju lutem shikoni më poshtë:

 

Donors and Partners

         

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL