Shqipëria mbërthehet nga skandalet e dhunës seksuale kundër fëmijëve në shkolla

Shqipëria mbërthehet nga skandalet e dhunës seksuale kundër fëmijëve në shkolla

CRCA/ECPAT Shqipëri, në bashkëpunim me autoritetet, marrin në mbrojtje të mbijetuarën e dhunës seksuale dhe familjen e saj

Tiranë, 15 Qershor 2020 – Rreth dy javë më parë, në Policinë e Tiranës, pas një denoncimi të një vajze 15 vjeçare, u bë e munudr arrestimi i një grupi prej 4 personash, mes të cilëve, dy grabitqarë seksuale dhe dy djem adoleshntë të cilët kishin kërcënuar viktimën. Prej mëse disa muajsh, në periferi të Tiranës, në një shkollë 9 vjeçare, roja i këtij institucioni, dhunonte dhe kërcënonte një vajzë adoleshente. Ai duke e shantazhuar vajzën se dispononte foto intime të saj me djem të tjerë, dhe një gjë të tillë do ta bënte publike, ka arritur të dhunojë seksualisht vajzën, një dhunë kjo e përsëritur radhazi. Vijimësia e saj ishte sërish kërcënimi se e kishte filmuar gjatë përdhunimit dhe këtë video do ta shpërndante në rrjete sociale. Më pas 65 vjeçari, këtë video nis ta kalojë te një djalë 20 vjeçar dhe dy adoleshentë të tjerë, përkatësisht 15 dhe 16 vjeçarë, të cilët kërkonin favore sesksuale me vajzën 15 vjaçare duke e kërcënuar me këtë video, madje duke e shpërndarë atë në platforma sociale.

Ngjarja ka përvijuar për disa javë rresht, ndërsa një raportim anonim zbuloi të gjithë këtë skemë dhe rrjet pedofilie. Menjëherë Qendra për të Drejtat e Fëmijëve-CRCA Shqipëri, në bashkëpunim me ekspertë shqiptarë dhe të huaj, arritën të bllokojnë dhe të fshijnë të gjitha videot e hedhura në platformat sociale dhe nisën punën për identifikimin e viktimës dhe abuzuesve.

Ekspertët e CRCA, Platformës Kombëtare ISIGURT.AL dhe ata të Drejtorisë së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, arritën të identifikojnë personat e filmuar në videot seksuale dhe bënë të mundur që këta persona të binin në pranga me akuzën për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur. Nga ana tjetër, çështja vijon te mbetet nën hetim pasi profili që tregonte videon intime kërcënuese në fjalë kishte ndjekës të shumtë që jo vetëm nuk e denonconin por edhe komentonin që dhuna seksuale ndaj vajzës te vazhdonte.

Ekspertët e CRCA dhe ACA, nisën menjëherë shërbimet psiko-sociale ndaj viktimës së dhunuar, duke e mbështetur atë me shërbimet e nevojshme integruara psiko-social dhe mbrojtje ligjore, si edhe duke e pajisur vajzën menjëherë me një kompjuter, për të bërë të mundur që 15 vjeçarja të ndiqte shkollën e mësimin në disatncë.

Ngjarja mori një vëmendje shumë të madhe, pasi media nisi të japë detaje nga jeta e 65 vjeçarit i cili, mendohet se ka abuzuar edhe me vajza të tjera në zonë. Institucionet arsimore kërkuan të anashkalojnë përgjegjësitë e tyre për këtë ngjarje që sipas mediave ishte zhvilluar me shumë bujë dhe madje edhe në dijeni të stafit pedagogjik dhe komunitetit të zonës.

CRCA, menjëherë kërkoi nisjen e hetimeve më të thelluara dhe gjithëpërfshirëse për trpën mësimore të shkollës që ndiqte vajza, dhe të njëjtën gjë edhe për Ministren e Arsimit, e cila nuk ka marrë asnjë masë deri më tani për të parandaluar këto. Një ditë më pas Ministria e Arsimit vendosi shkarkimin nga detyra të drejtorit të shkollës pa dhënë asnjë motiv të këtij largimi.

Fenomeni i dhunës seksuale ndaj fëmijëve e sidomos nga mësuesit e tyre apo punonjës të shkollave dhe në mjediset e institucioneve arsimore, duket se po rritet këto kohë në Shqipëri.

Si pasojë e kësaj situate, duke u rritur edhe akoma më tepër ndërgjegjësimi i shoqërisë për këtë shqetësim kaq të madh për fëmijët, dje, bazuar nga një thirrje në rrjetin social Instagram të një bashkëmoshatareje të vajzës së dhunuar mijëra qytetarë u bashkuan në një marshim zemërate ndaj apatisë së shtetit dhe institucioneve ligjvënëse. Përgjatë marshimit, të rinjtë kërkuan dorëheqjen e MInistres së Arsimit, duke e etiketuar si një “institucion turpi”, dhe kërkuan dënime më të thella për grabitqarët seksualë.  

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL