BASHKËPUNIMI CRCA – POLICI, ÇON NË PRANGA RRJETIN E PEDOFILISË

BASHKËPUNIMI CRCA – POLICI, ÇON NË PRANGA RRJETIN E PEDOFILISË

Tiranë, 30 Maj 2020 - Falë një pune disa mujore dhe një bashkëpunimi profesional midis ekspertëve të CRCA/ECPAT Shqipëri, ISIGURT.al dhe Policisë së Shtetit, kjo e fundit ka bërë të mundur sot identifikim dhe më pas arresimin e katër personave për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.

Rrjeti i pedofilisë dhe veprimet e tyre, u zbuluan për herë të parë nga një telefonatë e ardhur pranë Linjës Kombëtare të Këshilimit për Fëmijë ALO 116 111, e cila menjëherë kërkoi ndihmën e ekspertëve të CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ISIGURT.al për të vijuar punën jo vetëm me mbrojtjene  vajzës së dhunuar, por edhe me bashkëpunimin me policinë për identifikimin e personave të përfshirë në këtë rrjet.

Prej disa muajsh, një burrë 65 vjeçar pasi kishte dhunuar seksualisht një vajzë 15 vjeçare, vijonte ta kërcënonte vajzën me filmimin e një video intime që ai kishte kryer me të. Këtë video 65 vjeçari ja kishte kaluar edhe tre personave të tjerë, ndër ta një i ri dhe dy adoleshentë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin nën kërcënimin e publikimit të kësaj videoje abuzonin seksualisht me të miturën.

CRCA/ECPAT Shqipëri menjëherë pas marrjes në dijeni të videos kërcënues ndaj vajzës 15 vjeçare, kërkoi bashkëpunimin urgjent të një platforme sociale në internet jo vetëm për të bërë të mundur mbylljen dhe fshirjen tërësisht të videos kërcënuese, por edhe për të bashkëpunuar me policinë në marrjen e masave për identifikimin e personave.

Vetëm brenda dy orëve në muajin Maj 2020, kur edhe kjo video u raportua menjëherë tek ALO 116 111, ekspertët e CRCA/ECPAT Shqipëri dhe ekspertët e huaj të platformës sociale arritën të fshinin videon dhe të sinjalizonin nisjen e hetimeve për të gjitha strukturat që ndoqën rastin.

Rrjeti kërkonte që kjo video të shpërndahej edhe me persona të tjerë, por ndërhyrja e CRCA/ECPAT Shqipëri, dhe Policisë së Shtetit bëri të mundur zbulimin dhe denoncimin e tyre. Çështja vijon te mbetet nën hetim pasi profili që tregonte videon intime kërcënuese në fjalë kishte ndjekës të shumtë që jo vetëm nuk e denonconin por edhe komentonin që dhuna seksuale ndaj vajzës te vazhdonte.

Tashmë CRCA/ECPAT Shqipëri prej ditësh po punon për t’i ofruar 15 vjeçares së dhunuar seksualisht shërbimet e nevojshme integruara psiko-social dhe mbrojtje ligjore.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL