Tiranë, 11 Mars 2009 – Nën-Komisioni Parlamentar për të Miturit dhe Shanset e Barabarta nw bashkwpunim me Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – (CRCA /DCI Shqipëri) dhe UNICEF, organizuan së bashku Séancën Dëgjimore “Situata e të miturve në konflikt me ligjin”. Seanca dëgjimore, e cila zgjati për rreth 1 orë e 30 minuta, u zhvillua në Zyrat eKuvendit të Shqipërisë, Salla e Komisionit Parlamentar të Punëve të Jashtme.
Qëllimi i seancës dëgjimore ishte që të njihej me zbatimin e reformës për administrimin e të miturve në Shqipëri, masat e përgjithshme legjislative që janë miratuar dhe janë duke u zbatuar nga organet e ligjit, si dhe të ndalet në mënyrë të veçantë në situatën e të miturve në konflikt me ligjin.
Në këtë seancë moren pjesë përfaqësues nga institucionet publike dhe OJF-ve, që punojnë në fushën e administrimit të drejtësisë për të mitur në Shqipëri.
Séanca Dëgjimore u drejtua nga znj. Lajla Përnaska, deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetare e Nënkomisionit për të Miturit dhe Shanset e Barabarta, dhe me pjesmarrjen e deputeteve znj. Arenca Trashani dhe znj. Angjelina Kola. Në fjalën e saj, znj. Pernaska, u fokusua në rëndësinë që i ka kushtuar Kuvendi miratimit të ligjeve të reja në favor të fëmijëve. Më pas, z. Viktor Gumi, Zv. Ministër i Drejtësisë, prezantoi masat që ka zbatuar Qeveria shqiptare dhe Ministria e Drejtësisë në kuadër të reformës për administrimin e drejtësisë për të miturit nga.
Më pas kryetarja e nën-komisionit ftoi të prezantonin shqetësimet e tyre kryesore përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare që punojnë për të miturit në konflikt me ligjin. Çështjet kryesore që u diskutuan në këtë séance ishin: Raporti Rajonal per femijet në konflikt me ligjin – Rasti i Shqipërisë nga z. Leon Shestani, UNICEF; Situata e të miturve në konflikt me ligjin në sistemin e paraburgimit dhe burgje nga z. Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA/DCI Shqipëri dhe znj Edlira Papavangjeli – Komiteti Shqiptar i Helsinkit; Zatimi i masave alternative për të miturit, z. Klodjan Gega- Klinika Ligjore për të Miturit dhe drejtësia restauruese për të miturit, znj.Merita Bala, Fondacioni i Zgjidhjes së Konflikteve. Deputetët prezentë patën një sërë pyetjesh, por edhe propozimesh, të cilat ia drejtuan përfaqëuesve të shoqërisë civile dhe Ministrisë së Drejtësisë.
Në fund të séances dëgjimore, znj. Pernaska falenderoi përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe shoqërisë civile në Shqipëri, për sjelljen e arritjeve, por edhe të shqetësimeve që kanë të bëjnë me përmirësimin e situatës të të miturve në konflikt me ligjin, duke rënë dakord që të gjitha këto shqetësime të përmblidhen në një dokument të vetëm dhe t’i paraqiten nën-Komisionit në ditët në vijim.