
Kodi për të Miturit në Shqipëri, ende nuk ka gjatur zbatim, edhe pse ka shumë muaj që ka hyrë në fuqi. Televizioni FAX News u interesua pranë Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri për rastin e një të mituri në Vlorë që mbahet prej muajsh në paraburgim, në pritje të vendimit për vjedhjen e një torte (!).
Drejtori i CRCA, z. Altin Hazizaj, në intervistën e dhënë për këtë televizion, tregon se Kodi për të Miturit ka paraqitur njësërëproblemesh nëzbatim, ndërsa rekomandon zbatimin e alternativave të tjera tësigurisëapo vuajtjes sëdënimit. Intervistën e tij mund ta gjeni në lidhjen e mëposhtme në minutat 4.14-5.03 dhe 7.48 -10.21.