Tiranë, 16 dhjetor 2016 – Lidershipi i të Rinjve të Tiranës, Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA, me mbështetjen e Olof Palme International Center ne Shqipëri, ndanë sot publikisht në një event të posacëm Vlerësimet Kombëtare “Të Rinjtë e Vitit 2016″ në Shqipëri, që u organizua tek Qendra për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.
Vlerësimi “Të rinjtë e Vitit 2016” në kategorinë Politikë shkoi për z. Ervin Salianji, Sekretar për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike(4336 vota ose 44 % e 9774 votave të dhëna për të rinjtë në politikë), Vlerësimi “Të Rinjtë e Vitit 2016” në kategorinë Media shkoi për znj. Shezeina Rama, Gazetare ne Portal.Al në qytetin e Durrësit(3043  vota, ose 43 % e 7101 votave të dhëna për të rinjtë në media), Vlerësimi “Të Rinjtë e Vitit 2016” në kategorinë Shoqëri Civile shkoi për znj. Edlira Durmishaj, Sipërmarrëse e Sukseshme(6992 vota, ose  62 % e 11240 votave të dhëna për të rinjtë në shoqëri civile).
Kjo iniciativë, e lançuar për herë të parë në vitin 2015, synon të identifikojë, rendisë dhe vlerësojë publikisht të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria që kanë dhënë një kontribut e kanë sjellë një ndryshim në jetën e të rinjve apo grupeve të tjera shoqërore anembanë Shqipërisë.
Nga një analizë e të gjitha të dhënave rezulton se në faqenhttps://www.crca.al/sq/voto-te-rinjte-e-vitit-2016 ka patur 28 115 vota për 21 të rinjtë e të rejat të cilët garonin për tre kategoritë. Këta të rinj e të reja u votuan dhe u vlerësuan online nga publiku i gjerë për një periudhë tre javore.
Personazhe të njohur po kaq mbështetës dhe të dedikuar për avancimin e kauzës së të rinjve si znj. Nora Malaj (Zë.Ministre e Arsimit dhe Sportit), z. Erion Kristo (Publicist, Pedagog dhe Aktivist i Shoqërisë Civile), znj. Klotilda Ferhati (Avokate, këshilltare në Këshillin Bashkiak të Tiranës), z. Erindi Bejko (fitues i Vlerësimit Kombëtar “50 Të Rinjtë e Vitit 2015) ishin të ftuarit e nderit që dorezuan çmimet për 3 të rinjtë fitues.
Përgjatë ndarjes së çmimeve, në fjalën e saj përshëndetëse znj. Rama falenderoi organizatorët dhe Olof Palme International Center si mbështetësin kryesor të nismës “Të Rinjtë e Vitit 2016”. Gjithashtu ajo falenderoi së tepërmi koleget e saj znj. Mirjam Reci (drejtoreshë e organizatës CSDC), znj. Valmira Greca, znj. Migena Nako, znj. Jacquelin Labrador për punën e palodhur me Port.Al, si dhe të gjithë mbështetësit që e votuan, e vlerësuan dhe besuan tek puna e saj.
Në vijim të ndarjes së Vlerësimeve Kombëtare, z. Salianji u shpreh se “Ky vlerësim është cmim jo për mua, lajmi është që është votuar opozita e gjerë. Modeli i ri ku politika shkon tek qytetari, i jep zë shqetësimit të qytetarëve në publik, propozon zgjidhje dhe alternative… Për të rinjte dua të them që punoni, mos u dorëzoni nga pengesat, ringrihuni dhe ecni, mos prisni dhurata, cdo gjë e dhuruar nuk vlen!
Së fundi, znj. Durmishaj në fjalën e saj përshëndetëse u shpreh se “Ne jemi ai vend i cili me kulturën, traditën e shëndoshë, e rishtazi me përpjekjet për rritje politike dhe diplomatike në skenën ndërkombëtare, kemi çfarë modelesh të ofrojmë dhe kemi atë aset për të cilin duhet të jemi më shumë krenar se kurrë, rininë. Sot, Shqipëria dhe në vecanti rinia, ata të cilët nesër do të jenë në drejtimin e vendit, i tha një JO të forte, diskriminimit për shkak të mbulesës. Dhe me të mbyllën një kapitull të vjetër duke hapur një faqe të re në qasjen ndaj asaj që, me dashuri, përkushtim dhe pakushte, është përmbajtje dhe pjesë përbërëse e këtij kombi dhe këtij shteti. 
Dhënia e këtij çmimi, synon të shërbejë gjithashtu si një nxitje për të rinjtë dhe të rejat në fushat e sipërpërmendura për të mbështetur dhe përkrahur të rinjtë e tjerë, në vitet në vijim, të cilët dëshirojnë të punojnë e kontribuojnë në politikë, shoqëri civile dhe media, me qëllim avancimin e mëtejshëm të kauzës së të rinjve në Shqipëri.


Detajet e Lajmit
December 21, 2016
411
Kategoria