Tiranë 9 Dhjetor 2014 – Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë në bashkëpunim me Shtëpia e të Drejtave të Njeriut/CRCA Shqipëri dhe me mbështetjen e Olof Palme International Center, ndanë sot publikisht në një event të posaçëm Çmimet Kombëtare “Gruaja e Vitit 2014″ në Shqipëri.
Çmimi Gruaja e Vitit në kategorine Politikë shkoi për znj. Nora Malaj (1601 vota ose 38% e votave të dhena për gratë në politikë), Çmimi Gruaja e Vitit në kategorine Ekonomi/Biznes shkoi për znj. Era Xhabafti (3131 vota, 49%), Çmimi Gruaja e Vitit në kategorine Shoqëri Civile shkoi për znj. Suela Lala (1286 vota, 28%). Përkrah tre çmimeve të mësipërme, ne këtë aktivitet u nda dhe një Çmim Special pas vdekjes për znj. Nimfa Jaço për kontributin e saj të madh në shoqëri civile për mbrojtjen dhe promovimin e të Drejtave të Njeriut dhe vecanërisht atë të grave.
Kjo iniciativë, e lançuar në fillim të muajit Tetor, ka për qëllim fuqizimin e kauzës së të drejtave dhe avancimit të grave dhe vajzave në Shqipëri, si një mjet që kontribuon në evidentimin dhe mbështetjen e tyre  në fusha të vështira shoqërore si politika, ekonomia/biznesi dhe shoqëria civile. Gjatë vitit 2015 këtij Çmimi do t’i shtohet edhe ai për Gruan në Media.
Nga një analize e të gjitha të dhënave rezulton se ne faqen www.crca.al/voto ka patur mëshume se 30,000 klikime dhe 15.047 vota për 21 zonjat e nderuara. Nëtotal nërrjetin social Facebook çmimi është ndarë në 8380 faqe dhe nëmbi 8627 faqe tëtjera (twitter etj).
Faza e parë e proçesit kishte të bënte me nominimin online të emrave të grave dhe vajzave që kanë dhënë kontributin e tyre përgjatë vitit 2014 në vendin tonë, në tre kategori: Gruaja e Vitit 2014 në Politikë; Gruaja e Vitit 2014 në Ekonomi/Biznes; Gruaja e Vitit 2014 në Shoqëri Civile. Kjo fazë zgjati dy javë dhe në përfundim të saj rezultuan rreth 90 aplikime me 46 emra të nominuar në të tre kategoritë. Kategoria Gruaja e Vitit 2014 në Shoqëri Civile kishte numrin më të lartë të nominimeve me 23 emra, e ndjekur nga Kategoria Gruaja e Vitit 2014 në Politikë me 16 emra dhe Kategoria Gruaja e Vitit 2014 në Ekonomi/Biznes me 7 emra. Pas një përzgjedhje paraprake të emrave të nominuar nga anëtarët e Koalicionit, garën mundën ta vazhdonin vetëm 10 gra në Politikë, 3 gra në Ekonomi/Biznes dhe 9 gra në Shoqëri Civile. Më pas propozimet e zgjedhura u votuan dhe u vlerësuan online nga publiku i gjerë për një periudhë një mujore.
Dhënia e këtij çmimi, synon të shërbejë gjithashtu si një nxitje për gratë dhe vajzat në fushat e sipërpërmendura për të mbështetur dhe përkrahur gra dhe vajza të tjera, në vitet në vijim, të cilat dëshirojnë të punojnë e kontribuojnë në politikë, shoqëri civile dhe ekonomi.


Detajet e Lajmit
December 18, 2014
236
Kategoria